Lajmet   Njoftim për datën e ekspozitës për vlerësimin e tatimit në pronë

Njoftim për datën e ekspozitës për vlerësimin e tatimit në pronë - 16 maj 2017

Në Komunën e Fushë-Kosovës, ekspozita do të filloj nga data 26.05.2017 dhe zgjat një muaj.

Nga Departamenti i Tatimit në Pronë (http://tatimineprone-rks.org/al/landtax/preliminary_appraisal/ ) paraqitet versioni i parë i ueb-faqes që në të ardhmen do të jetë edhe në dispozicion të qytetarëve. Ju lutem keni parasysh që përkthimi në gjuhën shqipe apo serbe nuk është përfunduar ende.

Më poshtë gjeni linkun e ueb-faqes. Nëse klikoni në rreshtin e parë – mund të shkruani numrin e parcelës ose zonën kadastrale – kjo ju dërgon tek pamja ku mund të shihni informacione për disa parcela (në gjuhën angleze, për momentin).

Nëse klikoni në pjesën e dytë – ju mund të kuptoni nga shigjetat se mund të zgjedhni komunën, zonën kadastrale, kategorinë e pronës dhe kategorinë e vlerësimit – kjo ju dërgon tek zonat e vlerësimit (nëse klikoni në zonën e vlerësimit ju do të keni informacione për zonën e vlerësimit të cilën ju e zgjedhni).

Megjithëse ende nuk është përkthyer krejtësisht në gjuhën shqipe dhe serbe ju, megjithatë, mund të keni një pasqyrë se si duket ueb-faqja dhe të familjarizoheni edhe me hartat. Ueb-faqja do të zhvillohet në ditët në vijim, kështu që ndryshime do të ndodhin gjatë gjithë kohës.

https://develop.qa.protax2.org/sq/external/implementation-of-appraisal-of-land

 

RSS

Sign in