Lajmet   Përfundoi Festivali i parë Ballkanik i Folklorit "Fushë Kosova 2017"

Përfundoi Festivali i parë Ballkanik i Folklorit "Fushë Kosova 2017" - 19 tetor 2017

Fushë-Kosova për dy ditë ishte nikoqire e Ansambleve dhe grupeve nga disa vende të Ballkanit. Në prani të qindra adhuruesve të këngës dhe valles shqipe, grupet shpalosën vlerat dhe kulturat e vendeve prej nga vinin. Ishin artistët e këngës dhe valles ata që performuan me paraqitjet e tyre brilante.

 

 

Juria profesionale në përbërje të prof. Emir Dizdari nga Tirana – kryetar, prof. Fahredin Spahija dhe Dilaver Kryeziu, në përfundim të festivalit veçuan më të mirët e këtij festivali.

Çmimi special i takoi Ansamblit “Gjilani” nga Gjilani, ndërsa Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Shote Galica” u nderua me çmimin “Ansambli më i mirë”, Koreografia më e mirë i takoi Ansamblit “Kocani” nga Maqedonia dhe valltari më i mirë u shpall Fevzi Edipi nga ansambli “Shqiponjat” Shkup.

Pas përfundimit të Festivalit, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Fushë-Kosovës dhe Këshilli Organizativ i këtij Festivali, vlerësuan lartë punën e bërë dhe të gjithë akterët pjesëmarrës në realizimin e tij, duke konkluduar se ky Festival e ka arritur qëllimin e paraparë dhe se në të ardhmen do të jetë tradicional.   


RSS

Sign in