Lajmet   Shpërndahen mjete të punuës për raste të ndryshme sociale

Shpërndahen mjete të punuës për raste të ndryshme sociale - 19 dhjetor 2017

Nga Projekti që është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe implementuar nga organizata ASB, në bashkëpunim me Komunën e Fushë-Kosovës, gjegjësisht Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendrën për Punë Sociale, kanë përfituar 15 familje: 9-të nga komuniteti RAE, 3 shqiptarë dhe 3 serbë. Vlera e grandit ka qenë rreth 2500 euro për secilën familje përfituese.

Ky është viti i 4-të i realizimit të këtij lloji të projektit dhe në këtë periudhë 4 vjeçare gjithsej kanë përfituar 52 familje. Shpresojmë që familjet përfituese të këtij projekti të largohen si raste nga lista e skemës sociale.

Kryetari Berisha falënderoi të pranishmit për bashkëpunimin dhe theksoi mundësitë e bashkëpunimit në projekte të tilla edhe në të ardhmen.

 

RSS

Sign in