Lajmet   Takim në zyrën e Kryetarit të Komunës z. Burim Berisha

Takim në zyrën e Kryetarit të Komunës z. Burim Berisha - 14 dhjetor 2017

Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha priti në takim z. Masuto Shimizu nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe znj. Nezakete Hakaj - Udhëheqëse e Divizionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në takim u diskutua për projektin e bashkëpunimit teknik në zhvillimin e kapaciteteve për kontrollin e ndotjes se ajrit në Republikën e Kosovës. Projekti do të zgjasë 3 vjet dhe pjesë e këtij projekti është edhe Komuna e Fushë-Kosovës.

 

RSS

Sign in