Lajmet   Takim pune në zyrën e kryetarit të komunës z. Burim Berisha

Takim pune në zyrën e kryetarit të komunës z. Burim Berisha - 22 dhjetor 2017

Një delegacion i grupit parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës i kryesuar nga z. Avdullah Hoti, vizitoi sot komunën e Fushë-Kosovës ku u pritën nga kryetari i komunës z. Burim Berisha me bashkëpunëtorë.

Kryetari Berisha informoi mysafirët për zhvillimet aktuale dhe për proceset nëpër të cilat po kalon kjo komunë. Synimi ynë është realizimi i projekteve madhore në të mirë të qytetarëve dhe ofrimi i kushteve sa më të mira për një jetë edhe më të mirë duke realizuar projekte të rëndësishme dhe me prioritet për qytetarët tanë.

Edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së z. Avdullah Hoti duke falënderuar për pritjen, informoi mikëpritësin për aktivitetet e GP të LDK-së me fokus të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe angazhimin që po bëjnë në këtë fushë duke e vlerësuar si prioritet që do ta kenë gjatë këtij mandati parlamentar.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

 

RSS

Sign in