Lajmet   Thirrje për aplikim për grante të vogla për projekte për mbështetjen e Integrimit të personave të p

Thirrje për aplikim për grante të vogla për projekte për mbështetjen e Integrimit të personave të përjashtuar nga shoqëria - 16 mars 2017

People in Need (PIN), është një organizatë çeke jo-qeveritare, jofitimprurëse që ofron ndihmë emergjente dhe bashkëpunim për zhvillim për njerëz dhe komunitete. Aktivitetet e tanishme të organizatës synojnë mbështetjen e integrimit të grupeve më të ndjeshme në Kosovë. 
Në vitin 2016, PIN Kosova lansoi Projektin për Integrimin e personave të përjashtuar nga shoqëria (ISEP) që synon të kontribuojë në integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në dy komuna, Fushë Kosovë dhe Graçanicë.
Si pjesë e këtij projekti, PIN ka hartuar Planin Lokal të Veprimit për përfshirjen e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në shërbimet sociale dhe arsim në këto dy komuna.
Draft plani lokal - shkarko këtu.
Thirrje për aplikim - shkarko këtu.
Formulari për aplikim - shkarko këtu.

 

RSS

Sign in