Lajmet   U mbajt mbledhja e parë e kuvendit të komunës së Fushë Kosovës

U mbajt mbledhja e parë e kuvendit të komunës së Fushë Kosovës - 29 janar 2018

Seanca e kuvendit u hap nga kryesuesja e kuvendit znj: Vjollca Tërnava-Konjusha e cila pasi prezantoi rendin e ditës për takim, kërkoi nga këshilltarët komunal që të deklarohen për të punuar sipas agjendës.

Pasi këshilltarët aprovuan rendin e ditës, seanca vazhdoi me diskutime, propozime si dhe me disa vendime që u morën.

Fillimisht këshilltarët formuan grupin punues në përbërje prej shtatë anëtarëve për hartimin e Planit Vjetor të Punës së Kuvendit për vitin 2018. Pas shumë debateve dhe diskutimeve këshilltarët komunal vendosën që të lirojnë nga taksat komunale bizneset dhe subjektet afariste për këtë vit ndërkohë që përmes votimit kaluan edhe propozimet për lejimin e shpenzimit të mjeteve financiare nga kodi i bashkëfinancimit për subvencione në bujqësi, pastaj propozimi për vazhdimin e “Projektit të bashkëfinancimit me CARTIAS Kosova, si dhe propozimi për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2018. Kuvendi themeloi edhe Komitetin për Komunitete prej shtatë anëtarëve si dhe plotësoi komitetin për Politikë dhe Financa.  

 

RSS

Sign in