Lajmet   USAID-i i gatshëm për investime tjera në komunën tonë

USAID-i i gatshëm për investime tjera në komunën tonë - 04 maj 2017

Më datë 04 Maj 2017 kryetari i komunës priti në zyrën e tij zyrtarë të lartë të USAID-it, të cilët ishin të interesuar për rrjedhën e lumit Sitnicë dhe Drenicë:

-          sasitë e prurjes së ujërave;

-          historikun e vërshimeve/përmbytjeve;

-          investimet që janë bërë në lumenj;

-          muret mbrojtëse/bankinat;

-          disniveli/rënia e terrenit;

-          sasitë e reshjeve atmosferike për m2, etj.

Kryetari i komunës i njoftoi zyrtarët e USAID-it për investimet që janë bërë në përmirësimin e shtretërve të lumenjve: Sitnicë, Drenicë, Prishtevkë, Graçankë dhe përroskave vërshuese Zanoga, Gjelbëzaku, Jazi, Përroi, etj.

Gatishmërisë dhe interesimit të zyrtarëve të USAID-it, për investim në këtë fushë komunën e Fushë-Kosovës, iu bashkua edhe stafi komunal të cilët i furnizuan ata me material punues, si:  Plane Komunale, Strategji të Zhvillimit Ekonomik, Projekte, etj.


RSS

Sign in