Lajmet   Vjollca Konjusha zgjidhet kryesuese e kuvendit të komunës së Fushë-Kosovës

Vjollca Konjusha zgjidhet kryesuese e kuvendit të komunës së Fushë-Kosovës - 29 dhjetor 2017

Në seancën e cila u drejtua nga z. Qerim Gara, Lidhja Demokratike e Kosovës si parti shumicë në kuvend, propozoi kandidaten znj. Vjollca Konjusha për pozitën e kryesueses e cila nuk kishte kundër kandidat.

Pas procesit të votimit zonja Konjusha mori shumicën e votave të asambleistëve duke u zgjedhë kështu kryesuese e kuvendit në mandatin katër vjeçar.

Në fjalën e saj duke i falënderua të pranishmit tha se do ti kryej detyrat sipas ligjit me nderë,  besnikëri e ndërgjegje. Do të kem bashkëpunim me të gjitha subjektet politike pa anime gjatë katër viteve në vazhdim.

Shpresoj dhe besoj që puna dhe përkushtimi i të gjithë neve do të jetë në dobi të qytetarëve tanë të cilët na besuan me votën e tyre. Do të mundohemi të punojmë drejtë dhe të jemi sa më transparent në mënyrë që të sigurohen kushte për jetë të qetë dhe të  këndshme për të gjithë qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës.
Inspektim  Inspektim  Inspektim
 

RSS

Sign in