Kuvendi i Komunës

Kuvendi i Komunës është organi më i lartë i Komunës, i cili ushtron funksionin e pushtetit lokal, të përcaktuara me LVL-në dhe Statutin e Komunës.
Kuvendi i Komunës ka 27 anëtarë/e.
Përgjegjësitë dhe kompetencat e Komunës duhet të ushtrohen nga Kuvendi i Komunës dhe Kryetari i Komunës, përveç nëse parashihet ndryshe me LVL-në, ligjet tjera dhe Statutin e Komunës.
 Kuvendi i Komunës zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, në pajtim me dispozitat e ligjit për Zgjedhjet Lokale.
Anëtarët e Kuvendit kanë të drejta të njëjta dhe mundësi për të marrë pjesë në proceset e Kuvendit.
 
Kompetencat dhe përgjegjësitë e Kuvendi të Komunës janë:
a) Miratimi, ndryshimi dhe shfuqizimi i Statutit bëhet me 2/3 e anëtarëve të Kuvendit;
b) Rregulloren e Punës dhe Rregulloret tjera miratohen me shumicën e anëtarëve të Kuvendit;
c) Miratimin e buxhetit dhe planeve investuese,
ç) Miratimin e çështjeve tjera financiare, të cilat janë të rezervuara për Kuvendin, sipas Statutit apo Rregullores së Punës;
d) Kompensimet për anëtarët e Kuvendit;
e) Planin dhe raportin vjetor të punës;
f) Themelimin e Komisioneve - Komiteteve të Kuvendit;
g) Zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit për Komunitete;
h) Lartësinë e tarifave, ngarkesave dhe gjobave komunale;
i) Krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit;
j) Emërimin dhe riemërimin e rrugëve dhe vendeve tjera publike dhe
k) Arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale;
l) Marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacionet - përfaqësuese të Komunave të Republikës së Kosovës;
m) Miratimin e planit të përgjithshëm strategjik;
n) Planin e zhvillimit ekonomik të Komunës;
o) Planin Zhvillimor komunal;
p) Planin urban dhe ndryshimin e tij;
q) Planet rregulluese urbane;
r) Themelimin e ndërmarrjeve komunale dhe
s) Çështje tjera që kërkohen me ligj.
Mbledhja e parë dhe betimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës
 
Kuvendi i Komunës mban mbledhjen e parë (15) pesëmbëdhjetë ditë nga data e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Anëtari më i moshuar i Kuvendit e kryeson mbledhjen derisa të zgjedhet Kryesuesi.