Administrata e Komunës

Administrata komunale organizohet në Drejtori.
Çdo Drejtori e Komunës udheheqet nga Drejtori.
Drejtorët emërohen dhe shkarkohen nga Kryetari i Komunës.

Komuna e Fushë–Kosovës ka këto drejtori:
1.   Drejtorinë për Administratë,
2.   Drejtorinë për Financa dhe Buxhet,
3.   Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik,
3.   Drejtorinë për Planifikim Urban,
4.   Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë,
5.   Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,
6.   Drejtorinë për Arsim,
7.   Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport,
8.   Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Mjedis,
9.   Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural,
10. Drejtorinë për Inspektorat

Kuvendi i Komunës mund të themeloj, bashkoj apo shkrij drejtori të tjera sipas nevojës së paraqitur.
Organizimi i brendshëm i Drejtorive dhe sistemimi i Shërbyesve Civil në vende të punës do të bëhet në bazë të ‘Rregullores për organizimin dhe sistemimin e vendeve të punës’ në Komunën e Fushë-Kosovës.