Lajmet   Lajm nga Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër & Mbrojtje të Mjedisit

Lajm nga Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër & Mbrojtje të Mjedisit - 04 maj 2012

Në bazë të Ligjit nr.03/L-025 për Mbrojtje të Mjedisit, si dhe Ligjin nr.02/L-30 për Mbeturina,duke u bazuar ne statutin e Komunës së Fushë-Kosovës në Nenin 16 alineja e,f,h, Rregulloren Komunale për Ruajtje dhe mbrojtje te mjedisit Nr.132(Dt.11.11.2010) në Nenin 7 dhe 8 alineja 8.5 si dhe ne bazë te përgjegjësive qe dalin nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale me kujdes për zbatueshmërinë e ligjeve, Drejtori i Drejtoratit për Planifikim Urban,Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit lëshon ketë deklaratë :
 
                              REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA  REPUBLIC OF KOSOVA
                                           
        KOMUNA E FUSHË –KOSOVËS / OPŠTINA KOSOVO-POLJE/
            MUNICIPALI TY OF FUSHË-KOSOVË ,KOSOVO POLJE
_______________________________________________________________________
Drejtoria për Planifikim Urban,
Kadastër & Mbrojtje të Mjedisit
 
 
Nr.________
Dt.    /     2012
Fushë Kosovë
 
  Në bazë të Ligjit nr.03/L-025 për Mbrojtje të Mjedisit, si dhe Ligjin nr.02/L-30 për Mbeturina,duke u bazuar ne statutin e Komunës së Fushë-Kosovës në Nenin 16 alineja e,f,h, Rregulloren Komunale për Ruajtje dhe mbrojtje te mjedisit Nr.132(Dt.11.11.2010) në Nenin 7 dhe 8 alineja 8.5 si dhe ne bazë te përgjegjësive qe dalin nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale me kujdes për zbatueshmërinë e ligjeve, Drejtori i Drejtoratit për Planifikim Urban,Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit lëshon ketë :
  
 
LAJMËRIM
  
  • Lajmërohen te gjithë qytetaret qe te bëjnë largimin e mbeturinave (Plehrave të kafshëve, gurëve ,dhe sendeve tjera ) përpara oborreve  e qe ndodhen ne pronë komunale, pasi qe të njëjta po e prishin mjedisin përreth duke krijuar erëra te këqija si dhe duke e prishur imazhin qytetar.
  
  • Personat e  lart  cekur obligohen qe ne afat ligjor prej 5 ditësh te largojnë vetë mbeturinat dhe ti dërgojnë ne deponi te caktuar.
 
  • Punët inspektuese do te realizohen për çdo ditë pune nga Inspektorati mjedisor Komunal.
 
  • Për mos respektim te largimit te mbeturinave për personat te caktuar do të merren masat e parapara me ligj dhe me rregullore komunale.
 
                                                                                            Drejtori i Drejtoratit:
                                                                                          _________________
                                                                                       Mr.sc Abdulla Prebreza

RSS

Sign in