Edukimi në Komunën tonë

Në kuader te komunes se Fushe Kosoves  funksionojne 8 shkolla fillore me 6 paralele te ndara me mesim ne gjuhen shqipe dhe nje shkolle fillore te komunitetit serb. Po ashtu funksionon nje shkolle e mesme dhe nje institucion parashkollor (cerdhe).Pra mesimi zhvillohet ne dy gjuhe ne ate shqipe dhe serbe.Gjithashtu funksionon edhe klasa speciale per nxenesit me nevoja te vecanta, ne kuader te shkolles fillore “Mihal Grameno”ne Fushe Kosove.
Në komunen e Fushe Kosoves sistemi i arsimit zhvillohet ne kater nivele: ne edukimin parashkollor, parafillor, fillor dhe te mesem.
Ne vitin shkollor 2010/11 numri i nxenesve ne komunen tonë eshte 170 nxenes ne cerdhe,115 nxenes parashkollor, 5690 nxenes shkolla fillore,1759 nxenes shkolla e mesme.
Ne klasen e pare jane 626nxenes. 86 nxenes te komunitetit serb dhe RAE .
Ndersa numri gjitheperfshires ne administraten arsimore dhe personel arsimor eshte 451,16 edukator ne cerdhe, 280 arsimtar ne shkollen fillore,75 arsimtar te shkolles se mesme.
Migrimi i popullesisë pas luftes nga viset e ndryshme dhe vendet rurale te Kosoves drejt qendrave urbane ka bere qe numri i banoreve te rritet shume po ashtu edhe numri i nxenesve neper shkolla. Andaj keto shkolla jane te detyruara te punojne ne 3 ndrrime me nga 52 nxenes neper paralele ku mesimdhenesve po u paraqet veshtiresi ne menaxhimin e oreve mesimore, gjithashtu edhe ne zbatueshmerine e suksesshme te reformave.
Pra ne Komunen e Fushe Kosoves arsimi ende nuk e ze vendin e merituar qe duhet ta kete.
Perkunder investimeve viteve te fundit ne ndertimin dhe renovimin e shkollave arsimi mbetet sfida me e rendesishme ne Komunen tone. Vlene te theksohet se shkolla e mesme "Hivzi Sulejmani “ ne Fushe Kosove pas luftes ka funksionuar ne objektet e shkolles fillore “Selman Riza “drejtimi i Gjimnazit, ndersa ne objektin e shkolles fillore “Mihal Grameno” sh.m.p “Ekonomike, kurse drejtimi i Teknikes deri ne vitin shkollor 2009/10 mesimin e ka mbajtur ne Bardh te Madh e nga ky vit ka kaluar ne Fushe Kosove ne objektin e shkolles fillore” Daut Bogujevci. Por  ndertimi i objektit te shkolles se mesme qe ka filluar ne vitin 2009 (Nga misnistia e arsimit)i cili eshte ne ndertim e siper si dhe ndertimi i nje shkolle fillore (Nga ministria e arsimit) qe eshte duke u ndertuar do te na lehtesoje punen, por jo edhe ti zgjedh problemet per shkak te numrit te kufizuar te personelit arsimor.
Sivjet pra ne bashkpunim me USAID-in Komuna e Fushe Kosoves ka ndertuar edhe nje aneks ne shkollen Fillore “Mihal Grameno”ne Fushe Kosove me 9 dhoma mesimi e cila po te mos ishe shkolla e mesme ne ket objekte do ti plotesonte nevojat e qytetareve te kesaj pjese per momentin ‘por duke u bazuar ne ne fluksin e madhe  te banoreve  nga viset e tjera ne F.Kosove as ky aneks e as ndertimi i shkolles se mesme nuk do ti permbush nevojat e qytetareve sepse per nje vit perafersisht kemi rritje  me teper se 100 nxenes .
Pra deri ne vitin2014 prap do te ballafaqohemi me munges te objektit kur dihet se MASHT do ta beje edhe mesimin parashkollor obligativ. Por problemi kryesor mbetet numri i kufizuar i mesimdhenesve  qe gjthcka eshte kompetence e MASHT-it.
Problem shqetesues mbeteten edhe institucionet parashkollore  ku numri i nxenesve qe munde te regjistrohen ne cerdhe eshte i kufizuar, ndersa kerkesat e prinderve per ti regjistruar femijet ne cerdhe  jane ne rritje e siper. Arsyeja e vetme qe te dy prinderit punojne.Pra nevoje emergjente eshte ndertimi i nje cerdheje ne qytetin e Fushe Kosoves dhe nje ne zonat rurale .Pra mungesa e hapesirave dhe mjeteve financiare, mungeses se nje fondi te vecante buxhetor ne Komunen e Fushe Kosoves po e pamundeson organizimin e mesimit parashkollor ne shumicen e shkollave, ku  parashkollor kemi vetem ne 4 shkolla neper fshatra ndersa ne qytet nuk kemi fare.
Per te pasur nje sistem te qendrueshem te arsimit me cilesi te mesimdhenies dhe mesimnxenies, me hapesira te mjaftueshme dhe menaxhimi cilesor jane parapare 7 odjektiva strategjike;
1. Permiresimi i infrastruktures
2. Pajisja me mjete te konkretizimit
3. Paisje me mjete auto-vizuele
4. Cilesia jo e knaqeshme e mesimdhenies dhe nxenies
5. Gjithperfshirja e femijeve parashkollor
6. Trajnimi i stafit menaxhues
7. Trajnimi dhe vazhdimi i shkolles se larte ne fakultet i mesimdhenesve

Ne mungesë te ketyre kushteve arritshmeria e testit te semi- matures dhete matures ne Komunen e Fushe Kosoves nxori ne pah dy ceshtje: e para, cilesia e mesimdhenies nuk ka treguar sukses te kenaqshem dhe e dyta gatishmeria e nxenesve ne nxenie eshte vene ne pikepyetje .
Rreth 50% e mesimdhenesve ne vitin 2011-2014 do te vazhojne kualifikimin nga SHLP-ne Fakultet pa shkeputje nga puna per cka eshte kompetence e ministrise .
Shkollat e Komunes se Fushe Kosoves ende nuk jane te gatshme per te punuar me mesim kabinetik,meqenese te gjitha shkollat urbane per shkak te mungeses se hapesires kabinetet i kane shendrruar ne mesonjetore, ndersa ne vendet rurale kabinetet nuk i kane te paisura dhe kane mungese te mjeteve te konkretizimit. Kjo e pamundeson punen praktike te nxenesve dhe ka ndikuar negativisht ne motivimin e nxenesve per te arritur sukses ne nxenie dhe nje perspektiv te suksesshme per te mesuar gjate gjithe jetes.
Per te qene ne hap me zhvillimin e teknologjise bashkekohore shkolles i nevojitet qe ti shfrytezoj te gjitha mundesite qe ofron teknologjia informative. Andaj MASHT Ka filluar me trajnimin e mesimdhenesve por kemi mungese te ifrastruktures kompjuterike.
Hulumtimet e deritashme kane treguar se edukimi parashkollor rrit per 30% efikasitetin e sistemit te arsimit. Gjithashtu edhe permes kesaj parapergatitjeje shkollore avansohet edhe zhvillimi i pershpejtuar fizik, mental, emocional dhe social i cdo femiu. Permes edukimit parashkollor zvoglohet perseritja dhe braktisja e nxenesve nga procesi mesimor ne arsimin e detyruar.
Ne kuader te sistemin e arsimit ne Komunen e Fushe Kosoves edukimi parashkollor vazhdon te mos e ze vendin qe e meriton. Po ashtu edhe gjendja e veshtiresuar ekonomike dhe sociale e familjeve po e pamundeson dergimin me rregull te femijeve ne institucionet parashkollore kjo sepse participimi per familjaret konsiderohet te jete edhe pengese per shkak te papunesise ose te ardhurave te vogla. Gjithashtu edhe problem tjeter eshte edhe mungesa e kuadrit te kualifikuar per parashkollore.
Me perbushjen e ketyre masave pritet te rritet efikasiteti i sistemit te arsimit dhe zhvillimi i shoqerise.
Me rritjen e shkalles se perfshirjes ne edukimin parashkollor zvogelohet perseritja e nxenesve ne arsimin e detyruar dhe braktisja e arsimit ne procesin mesimor.
Me krijimin e hapesirave per perfshirjen e femijeve ne edukimin parashkollor pritet qe ne Komunen e Fushe Kosoves arsimi te ze vendin qe e meriton ne kuader te sistemit te arsimit.