Shëndetësia

Ne komunen e Fushë Kosovës per herë të pare pas luftes ka filluar funksionimi i QKMF ne Tetor te  vitit  2000 ne nje shtepi private jo adekuate per ofrimin e kushteve shendetesore, pasi qe ne objektin ekzistues kan qen  duke funksionuar shendetesia e pushtetit paralel serb.
Pas ngjarjeve te vitit 2004 eshte liruar objekti , por ne kemi filluar me punen atje ne vitin 2008.
Tani kemi QKMF-ne ( Qendra kryesore e mjekesise familjare )  dhe  dhjetë(10)  ambulanta punkte  në fshatrat e Fushë Kosoves, si : Miradi  e Epërme , Miradi Ulet,Vragoli,Kuzmin
( fshat i banuar me populatë serbe), Henc, Sllatinë e Madhe, Bardh i Vogel , Bardh i Madh, Grabovc , si dhe ambulanta në  Fushë  Kosovë të ashtuquajtur”Kompleksi 300”.
Per momentin numrojm 103 punetor ne perberje 18 mjek ( specialist , dhe mjekesi familjare), te tjeret 54 motra medicinale, staf administrativ, dhe te tjere.
Kemi trajnuesin tone i cili bene trajnimin e vazhdueshem professional te stafit te mesem, dhe vazhdon specializimi i mjekve ne sperat e ndryshme te shendetesise.
 Sa i perket infrastrukures se QKMF eshte e kompletuar , net e gjitha ambulantat punkte dhe ne QKMF funksionon rrjeti i kanalizimit m, ujesjellsi , dhe vitin e kaluar eshte vendosur edhe nxemjet qendrore gje qe pritet te vihen ne funksion .
 Komuna e jone eshte e cunguar sa i perket perfshirjes se mjekve dhe funksionimin e ambulantave ne te gjitha fshatrat per shkak se popullata e e komunes eshte ne rritje masive  te migrimin te popullsise nga viset e tjera, dhe neve  nuk na lejohet te pranojm mjek shtese.Shkaku  se popullata jone arrin numrin deri ne 55,000 banore e ne ende punojm ne baze te regjistrimin te vitit 1981 me nr, banorve 30,000 te raportit 2:1 , ne mjek dhe dy motra ne 2000 banore.
Dhe kjo si rrjedhoj qe 4 ambulanta punkte nuk jane ne funksionim (Grabovc, Hence, Bardh i Vogel, dhe “Kompleksi 300”.)
Per kete vitin 2011-2014 jane planifikuar  ndertimin e ambulantes per emergjence, mjetet per ndertimin jane nga grantet dhe participimi i komunes, blerja e  autoambulances gje qe eshte shume e domosdoshme shkaku se nr. i pacienteve eshte ne ngritje te madhe , blerja e paisjeve shnedetesore, (te ndryshme  sipas nevojes) dhe mirembajtja e objekteve shendetsore  rregullimi i rrethojave te ob.Shendetsore, ujësjellësi, kanalizimi, etj. Shumë  e investimeve për shëndetsi per keto vite eshte prej  460.000,00 euro.