Mirësevini 
në 

Fushë Kosovë

Faqja e Fushë Kosovës do të jetë faqja, në të cilën qytetarët e komunës sonë, por edhe më gjerë, mund të informohen për punën dhe të arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe të qytetarëve tanë!

 

Adresa elektronike zyrtare

Realizohet edhe një asfaltim
20 korrik 2017

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës ‘’Nacional Demokratët Shqiptar” në Fushë-Kosovë,  gjatësia e rrugës është 300 m.

më shumë...

Nis ndërtimi i shkollës së re
19 korrik 2017

Komuna e Fushë-Kosovës ka nisur ndërtimin e një shkolle fillore në rrugën “Shefki Kuleta” (Kompleksi 300).

Domosdoshmëria e ndërtimit të kësaj shkolle vlerësohet e pamohueshme, pasi që do të lirojë për nga numri i nxënësve Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno”, klasat e së cilës janë të mbingarkuara.

Zyrtarët komunalë kanë deklaruar disa herë më parë se kjo gjendje në Shkollën Fillore “Mihal Grameno” është si rezultat i rritjes së numrit të qyetetarëve që zhvendosen në Fushë-Kosovë.

Shkolla e re pritet të jetë tri katëshe, me sipërfaqe rreth 2500 m2 (metër katror). Objekti shkollor do të ketë 17 dhoma mësimi, me kabinetet përcjellëse. Në të dy ndërresat mësimore kapaciteti i saj do të përfshijë mësimin për 1000 nxënës filloristë. Shkolla do të jetë e tipit të mbyllur, me dy kate dhe katin përdhes, me hapësira të brendshme moderne sipas standardeve. Faza e parë e objektit do të kryhet brenda tre muajve, kurse objekti përfundimtar pritet të kryhet deri në shtator të vitit të ardhshëm (90  ditë). Mjetet financiare për ndërtimin e objektit shkollor i ka siguruar Komuna e Fushë-Kosovës.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

më shumë...

Intensifikohen përpjekjet për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë
19 korrik 2017

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha zhvilloi një takim me: Ministrin e Financave (MF) të Republikës së Kosovës - z. Avdullah Hoti, Kryeshefin e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” (KUR) - z. Ilir Abdullahu dhe Drejtorin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) - z. Arben Gjukaj.

Në këtë takim u diskutua rreth përfundimit të punimeve për vendosjen e gypit prej rezervuarit të KUR-it deri në rrjetin e Komunës së Fushë-Kosovës. U vendos që nesër të thërritet mbledhje e Bordit të KUR-it pasi që mjetet financiare i janë alokuar kësaj kompanie.

Po ashtu, u vendos që Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Financave të lejojnë fillimin dhe zhvillimin e procedurave të mëtejme që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet problemi i ujit në Komunën e Fushë-Kosovës.
Presim që kjo çështje të rregullohet shumë shpejt.

më shumë...

Vazhdon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Fushë-Kosovës
18 korrik 2017

Në fushatën e sivjetme janë angazhuar 30 autokombajna.

Këtë vit fushata ka filluar më herët se viteve të kaluara, më 1.07.2017 me korrjen e elbit vjeshtor dhe atij pranveror, e pastaj edhe me grurë. Deri tani janë korrur mbi 65 % të sipërfaqeve të planifikuara. 

më shumë...

Vazhdojnë punimet e ndriçimit publik
18 korrik 2017

Siç iu kemi njoftuar edhe më herët punimet e ndriçimit publik po shkojnë sipas planifikimit. Ndriçimi publik ka përfunduar në rrugët: "Mirenët", "Mic Sokoli", "Ejup Gashi", "Ymer Sfarça" dhe "Unaza"-Lismir.

Kurse në fshatin Miradi e Epërme është duke u vendosur përçuesi dhe trupat ndriçues.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

më shumë...

Njoftim për pjesëmarrje në diskutim publik - Buxheti 2018-2020
17 korrik 2017

Asfaltimi i rrugëve në Fushë-Kosovë
17 korrik 2017

Komuna e Fushë-Kosovës, është duke realizuar projektin për asfaltimin e rrugëve në Fushë-Kosovë.
Punimet janë duke shkuar sipas planit dinamik të projektit dhe janë duke u zhvilluar në rrugën
“Pajazit Islami” në Fushë-Kosovë.
    

më shumë...

Ka filluar realizimi i projektit: 'Punimi i rrjetit të kanalizimit në Fushë-Kosovë'
17 korrik 2017

Komuna e Fushë-Kosovës është duke realizuar projektin: 'Punimi i rrjetit të kanalizimit në Fushë-Kosovë'.
Punët janë kryer në rrugën : “Motrat Qiriazi”, “Abdulla Pllana” – degëzimi, “Pandeli Sotiri” – degëzimi, te kompleksi “ 300” dhe “Gaula Rosi” – te lagja 028.
Punimet në rrugët tjera do të realizohen në vijim sipas planit dinamik të kontratës.
    


më shumë...

 

Hyrja


riatdhesimi.jpg

Telefona me rëndësi





Ndarjet e shpenzimeve

Inspektim

 

Faqja zyrtare në