Mirësevini 
në 

Fushë Kosovë

Faqja e Fushë Kosovës do të jetë faqja, në të cilën qytetarët e komunës sonë, por edhe më gjerë, mund të informohen për punën dhe të arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe të qytetarëve tanë!

 

Adresa elektronike zyrtare

Takim në zyrën e Kryetarit të Komunës z. Burim Berisha
26 prill 2017

Kryetari i komunës priti në zyrën e tij Drejtorin e Shoqatës ‘Shqiponjat e Medvegjes’, Selman Rexhepi.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e komunës së Fushë-Kosovës me Shoqatën në fjalë, ku si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi këtë vit do të mbahet manifestimi i radhës në Tupallë, në të cilin do të shfaqet një program i begat kulturo-artistik.

Drejtori Selman Rexhepi shprehu falënderimet e tij ndaj komunës së Fushë-Kosovës për bashkëpunimin e ofruar.  më shumë...

Aktivitete dhe veprime për ngritjen e shkallës së vaksinimit në komunitet
26 prill 2017

Në kuadër të shënimit të ‘Javës së Imunizimit’ sot në QKMF, Fushë-Kosovë, është mbajtur takim pune, me pjesëmarrje të strukturave udhëheqëse të QKMF-së, QPS, Komitetit për Komunitete të KK, Kryqit të Kuq Komunal, 

më shumë...

Pastruam ambientin tek Pishat e Sllatinës
24 prill 2017

Komuna e Fushë-Kosovës po i kushton vëmendje të posaçme pastrimit të ambientit.

Të shtunën pastruam hapësirën në Pishat e Sllatinës nga mbeturinat të cilat ishin hedhur nga qytetarët e pandërgjegjshëm. Vizitorët e këtij parku, nga moskujdesi për ambientin, kishin hedhur mbeturina të shumta dhe ndotur ambientin duke i dhënë pamje të vrazhdë këtij parku i cili është shumë i përshtatshëm për pushim dhe rekreacion. Me këtë rast, për të inkurajuar vetëdijen e qytetarëve, shtuam edhe numrin e kontejnerve në pisha.

Shpresojmë në ndërgjegjësimin e qytetarëve!
Inspektim  Inspektim  Inspektim

më shumë...

Shkon në pension, punëtori i komunës
21 prill 2017

Me rastin e pensionimit të punëtorit Shukri Dervisholli, ‘Inxhinier i Makinerisë’, Kryetari i Komunës e priti sot në zyrën e tij, me bashkëpunëtorë të tjerë, për ta nderuar për punën që ka bërë në Komunën e Fushë-Kosovës, për 40 vite.

Në emër të të gjithë stafit të komunës dhe qytetarëve të Fushë-Kosovës, për punën e shkëlqyer, punëtorit në fjalë, iu dhanë urimet më të sinqerta për shëndet të mirë dhe vite të lumtura në pension.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

më shumë...

Shpërndahen folio të plastikës
21 prill 2017
Komuna e Fushë-Kosovës ka filluar shpërndarjen e folisë së plastikës për fermerët që kanë qenë përfituesë të serrave, të cilëve iu është dëmtuar nga era.

më shumë...

Shpërndahet koncentrat kafshësh
21 prill 2017

Komuna e Fushë-Kosovës, në bashkëpunim me Organizatën për Zhvillim ‘MËSHQERRA’, ka shpërndarë koncentrat për të gjithë  fermerët, përfituesë të Mëshqerrave, të racës ‘Hollshtajn’. 

më shumë...

Ftesë
21 prill 2017
Për: Anëtarët e Kuvendit të Komunës
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e katërt IV-të, të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me datë: 28.04.2017, filluar në orën 10:00h. Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës.
Për më shumë, dokumentin mund ta shkarkoni këtu.

më shumë...

Sponsorohet botimi i librit: “Shqipja Standarde dhe Problemet Rreth Saj”
19 prill 2017

Instituti Albanalogjik i Prishtinës - Shoqata e Gjuhës Shqipe e Kosovës, botoi librin: “Shqipja Standarde dhe Problemet Rreth Saj” (Përmbledhje artikujsh), të autorit prof. Isa Bajçinca.

Librin e përgatiti për botim prof. Qemal Murati.

Ky libër është sponsoruar nga Komuna e Fushë-Kosovës dhe është i veçantë për trajtimin e Shqipes Standarde.

Botimi i dytë i këtij libri do të jetë për treg, për të cilin të interesuarit do të njoftohen me kohë.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

më shumë...

 

Hyrja


riatdhesimi.jpg

Telefona me rëndësi





Ndarjet e shpenzimeve

Inspektim

 

Faqja zyrtare në