Zyra e Personelit

Udhëheqësi i personelit  kryen detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

a.      Harton politikat e personelit në Komunë, në përputhje me dispozitat që e rregullojnë shërbimin civil;

b.      Bashkërendon planifikimin e burimeve njerëzore dhe administrimin e punësimit;

c.       Është përgjegjës për zbatimin e standardeve dhe procedurave për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil. 

d.      Koordinon dhe mbikëqyr punët dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me menaxhimin e personelit, lidhur me të drejtat dhe detyrat, përgjegjësitë në zbatimin e detyravepunuese dhe funksionimin e Kodit të Mirësjelljes;

 e.       Udhëheq, motivon dhe zhvillon ekipin e personelit duke përfshirë edhe trajnimet, për të dhënë shërbime sa më cilësore;

dh. Udhëheq me të gjitha procedurat e shërbimit civil dhe siguron që ato të jenë në harmoni me rregullat e shërbimit civil;

             f.        Është përgjegjës që të lidhet në mënyrë elektronike me Regjistrin  
             Qendror të Nëpunësve Civil dhe të sigurojë përditësimin e rregullt të të 
             dhënave të nëpunësve civil; 

ë.    Kujdeset për të drejtat e të punësuarve në shërbimin civil, në pajtim me dispozitat         që janë në fuqi, e që e rregullojnë marrëdhënien e punës;

g.      Lëshon vërtetime për punëtorët e organeve të administratës komunale, në përputhje me dispozitat që rregullojnë procedurën administrative për realizimin e të drejtave të punëtorëve nga marrëdhënia e punës;

h.      Kujdeset për komunikimin efektiv dhe bashkëpunimin me të gjitha funksionet në Komunë, në lidhje me burimet njerëzore;

gj.  Është përgjegjëse për përkrahjen e nëpunësve në periudhën provuese, caktimin e

      trajnimeve, respektimin e procedurave dhe afateve të vlerësimit të rezultateve në

      punë dhe konfirmim të nëpunësit nga eprori, si dhe këshillimin e eprorëve gjatë gjithë

      procedurës së periudhës provuese;

i.        Mban regjistrat elektronik dhe fizik për të gjithë nëpunësit civil;

j.        Shërben si sekretari për komisionin disiplinor dhe atë të ankesave;

k.      Kujdeset për respektimin e Kodit të Mirësjelljes së nëpunësve civil;
l.        Ndihmon drejtorët dhe të gjithë mbikëqyrësit në vlerësimin e vjetor të nëpunësve;