Drojtoria për Mbrojtje dhe Shpetim



Ndue Muqaj
Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Ndue Muqaj i lindur me 21.04.1958 në Gjakovë. Karrierën e tij politike e filloj Drejtor për Agrikulturë në Kuvendin Komunal Gjakovë. Ndue Muqaj ka magjistruar në drejtimin Pemëtari Vreshtari në Universitetin e Prishtinës.
Studimet e larta Ndue Muqaj i kreu në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Bujqësisë ku diplomoi në drjtimin e përgjithshëm.

 Ndue Muqaj në vitin shkollor 2012-2013 punoi si mësimdhënës në shkollën e mesme profesionale “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.  Në periudhën 2007-2009 u angazhua në OJQ-në “Solution 99” konsulent në lëmine e vërtarisë. Nga viti 1987 deri në vitin 2001, punoi Drejtor  në Kooperativën Bujqësore ‘Bishtazhini’ në Fshatin Bishtazhin – Gjakovë. Nga viti 1983-1987 punoi udhëheqës i njësisë në Kooperativën Bujqësore “Beci” në Fshatin Bec Gjakovë.
Gjatë karrierës se tije Ndue Muqaj mori pjesë në trajnime dhe seminare të ndryshme. Nga viti 2003 – 2004 mori pjesë në trajnimin i organizuar nga SAS “ Rural advisori services” me temën  “ Shërbimet dhe këshillimet rurale, trajnim teknikash, menaxhim, financa, marketing”. Në vitin 2003 mori pjesë në trajnimin i organizuar nga  “Skuadra 2000 “ me temën “Ngritje e kapaciteteve për Qeverisje të mirë” Në vitin 2002 përfundoi trajnimin në ‘HEIFER  International’ me temën “Planifikimi Strategjik”. Në vitin 2002 përfundoi trajnimi në “HEIFER International” ku mori Certifikate për pjesëmarrje “Parimet themelore të PNM & Planifikimi dhe Menaxhimi  Model Bazuar në vlerë”  
Në vitin  2000-2001 mori pjesë në seminar i organizuar nga IFDC ku mori Certifikate për pjesëmarrje “Seminar mbi Ankandin e Shitjes se plehrave”.

Ndue Muqaj është i martuar dhe ka tre fëmijë.

                                                                   e-mail: ndue.muqaj@rks-gov.net