Lajmet   Drejtoria e Shëndetësisë sqaron se nuk ka obligime financiare për punëtorët shëndetësor

Drejtoria e Shëndetësisë sqaron se nuk ka obligime financiare për punëtorët shëndetësor - 22 shtator 2010

Sa i përket pagesës së punonjësve në vlerë prej 44 euro për vitin 2010 Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka ndarë mjete për gjashtë muajt e parë të këtij viti që janë dedikuar për punonjësit e shëndetësisë të cilët edhe i kanë marrur të gjitha mjetet në vlerë prej rreth 90 mijë euro.
Me rastin e organizimit të grevës njëorëshe të organizuar nga Këshilli Drejtues i Sindikatës së QKMF-së, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Kuvendit Komunal sqaron se Kuvendi Komunal i Gjakovës, gjegjësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe as kryetari i komunës nuk kanë qenë pjesë e marrëveshjes në mes të Sindikatës së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë respektivisht qeverisë së Kosovës.Pretendimet për gjoja shlyerjen e borxhit nga ana e Kuvendit Komunal në vlerë prej 44 euro për tetë muajt e vitit 2009 janë të pabaza ngase për vitin fiskal 2009 nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave asnjëherë nuk janë flokuar mjete shtesë buxhetore për këtë kategori për të cilën pretendohet.Ndaj, të njëjtën shkresë ankimore sindikata përmes përfaqësuesve duhet ti adresojë në vendin ku janë bërë marrëveshjet e jo neve si Kuvend Komunal që të ngarkohemi me borxhin e paqenë dhe të pavend. Komuna nuk ka obligim për të ndarë mjete nga të hyrat vetanake dhe lejohen vaetëm pagesat e kujdestarive të punonjësve shëndetësor.Sa i përket pagesës së punonjësve në vlerë prej 44 euro për vitin 2010 Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka ndarë mjete për gjashtë muajt e parë të këtij viti që janë dedikuar për punonjësit e shëndetësisë të cilët edhe i kanë marrur të gjitha mjetet në vlerë prej rreth 90 mijë euro.

RSS

Sign in