Lajmet   Fakulteti i Edukimit nuk mbyllet por hapen katër programe të reja

Fakulteti i Edukimit nuk mbyllet por hapen katër programe të reja - 19 korrik 2010

Pas vendimit të Agjensisë për Akreditim për mospranimin e studentëve të rinj në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë dhe reagimit të kryetarit të komunës,  sot nga kryetari Pal Lekaj është pritur rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova.
Pas vendimit të Agjensisë për Akreditim për mospranimin e studentëve të rinj në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë dhe reagimit të kryetarit të komunës,  sot nga kryetari Pal Lekaj është pritur rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova.Nga rektori Mujë Rugova është bërë e ditur se tashmë zyrtarisht është shpallur konkursi për katër programe të reja, në parashkollor, fillor, gjuhë dhe letërsi angleze dhe gjuhë shqipe për Fakultetin e Edukimit në Gjakovë.Rektori Mujë Rugova ka thënë se ”ishte ideja dhe insistimi im pasi mendoja se Gjakova po humbiste më së rëndi pas vendimit të Agjencisë së Akreditimit që të akreditohen vetëm objektet porse jo edhe edhe stafi arsimor”.Nga prodekani i Fakultetit të Edukimit në Gjakovë, Mazllum Kumnova është kritikuar politika arsimore nën ivel të qeverisë së Kosovës dhe është shprehur se tashmë janë mundësitë për tu riparuar këto politika.Ndërkaq, kryetari i komunës, Pal Lekaj në deklarimet e tija është treguar mbështetës i fuqishëm dhe i gatshëm që pavarësisht prej kostos që mund të arrijë për këto dhe programe të reja në krijimin e perspektivës për hapjen e Universitetit të Gjakovës të ofrojë përkrahjen e tij maksimale.Me këtë rast, kryetari Pal Lekaj ka thënë se ”Gjakova ka resurse dhe hapërisa e saj gjeografike ku pos dukagjinasve studiojnë edhe studentë nga pjesët tjera të Kosovës dhe nga Shqipëria që të ketë Universitetin Publik dhe pos këtyre katër programeve do punojmë për hapjen e programeve tjera atraktive që së shpejti të kemi universitetin”.Kryetari i komunës, Pal Lekaj për këtë çështje angazhohet në mënyrë permanente në komunikim me gjitha instancat kompetente që Gjakovës ti krijohet mundësia e bazuar për hapjen e Universitetit Publik.

RSS

Sign in