Lajmet   Fshatin Babaj Bokës aty ky ku jetohet nga bujqësia

Fshatin Babaj Bokës aty ky ku jetohet nga bujqësia - 28 korrik 2010

Fshati Babaj Bokës në kilometrin e 10 në perëndim  të qendrës komunale të Gjakovës, tash është bërë i njohur për kultivimin dhe prodhimin e kulturave  të imta bujqësore veçmas për pemë e perime.
Janë të rralla ato familje që nuk e punojnë me zell dhe përkushtim sipërfaqe të tëra  tokave edhe pse  pjesë më e madhe e tyre është kodrinore. Gjithë fshati por edhe afaristët tregtar që furnizohen me prodhime bujqësore e veçojnë  fshatin Babaj Bokës , aty ky ku jetohet nga bujqësia.



Fshati Babaj Bokës në kilometrin e 10 në perëndim  të qendrës komunale të Gjakovës, tash është bërë i njohur për kultivimin dhe prodhimin e kulturave  të imta bujqësore veçmas për pemë e perime. Janë të rralla ato familje që nuk e punojnë me zell dhe përkushtim sipërfaqe të tëra  tokave edhe pse  pjesë më e madhe e tyre është kodrinore. Gjithë fshati por edhe afaristët tregtar që furnizohen me prodhime bujqësore e veçojnë  fshatin Babaj Bokës
, aty ky ku jetohet nga bujqësia. Ndërsa për punë të palodhshme dhe për përfitime dhe për nga numri më i madh i kultivimit të kulturave bujqësore veçojnë  familjen e Halim Rrustemit. As një metër tokë pjellore me sipërfaqe prej 10 hektarëve  edhe pse është me rrejilef të pjerrët kodrinorë nuk është djerrin por kudo parcela, parcela dallohen prodhimet që Halili bashkë me familje i kultivon. Edhe pse të gjithë familjarët e familjes Rrustemi janë të angazhuar në punët e përditshme bujqësore, më e angazhuara është e zoja e shtëpisë Shkurte Rrustemi. Ajo për veç punëve të amvisni më sakët atyre shtëpiake për të gatuar për vaktet e familjes së sajë po thuaj se nga  tetë apo më shumë orë shihet e angazhuar në serra, aty ku ka të mbjellura, domate, tranguj, patate, dredhza, manfera, rrush, boronica, misër e prodhime tjera.  Shkurta nuk ka lodhje me mundin e djersen e saj e të familjes, krijon kushte të mira për jetë dhe shkollon fëmijë e saj. 

    
                                                “ Kam arrit suksese  nuk do të ndërroja punën që tash po e bëjë”, ka thënë Shkurte Rrustemi. Ajo duke u zgjua në ora pesë e mëngjesit e deri në orët e vona është e angazhuar në serra por edhe në përpunimin e prodhimeve të dredhëzave, manferave, boronicës dhe prodhimeve  e tjera. “ Shumë pak pushoi, këtu në punët e bujqësisë, e kemi gjetur vetën dhe fitimin për të mbajtur familjen dhe për ti shkolluar fëmijët”, thotë Shkurta, duke treguar se gjashtë fëmijë nga puna e bujqësisë po i financon në studime. Ndërkohë që ajo shihet edhe në punëtorinë ku ka të vendosur teknologjinë për përpunimin e dredhzave dhe pemëve tjera.
I zoti i shtëpisë Halim Rrustemi, tregon për numrin e kulturave bujqësore që i  kultivon për treg por edhe fidanë të rrushit, dhe pemëve tjera . “ Nga të gjitha këto prodhime që i kultivoi kamë përfitime të mira  materiale”, thotë Halimi. Duke shtuar se përveçqë anëtarëve të familjes që i ka të angazhuar në punët e përditshme bujqësore, ka punësuar edhe dy punëtorë tjerë. “Në bujqësi   po kërkohet punë e vazhdueshme, dhe fëmijët nuk po mundën vazhdimisht të angazhohen në punë të përhershme,  nga se janë në studime kamë punësuar dy punëtorë të përhershëm dhe tani me ndërmjetësimin e Qendrës Rajonale të Punësimit dhe të projektit “EU-Kosvet VI”, kam kërkuar të shtoj fuqinë punëtore edhe për dy veta, tregon fermeri Halim Rrustemi. 

                        

Sipas Halimit, në tokën e tij ka ngritur 4 serra me prodhime të ndryshme pemë e perime. Ndërsa ambiciet e tija vazhdojnë që sivjet të ngrish edhe 3 serra tjera, ku do të kultivohen disa prodhime që tregu po i kërkon mjaftë dhe në vazhdimësi. Mbase ka të mbjellur në sipërfaqe të hapur edhe një numër tjetër të pemëve e perimeve.

 

                                                   

Një vizitë punës së të familjes Rrustemi, e ka bërë edhe përfaqësuesi i projektit EU-Kosvet VI”, dhe drejtori i Qendrës Rajonale për Punësim të Gjakovës, Kujtim Dula,  Nysrete Junikun dhe këshilltarin për gjetjen e tregut për punësim Elez Tolaj, dhe  në bashkëpunim të këtyre është nënshkruar marrëveshja për punësimin prej 3 muajve  të 140 punëtorëve, dhe dy nga ky numër i punëtorëve do të punëson fermën e familjes  Rrustemi. 
“ Po më gëzon fakti se në shumë familje kosovare tani është duke u dallua dëshira për të zhvilluar bujqësinë”, ka thënë Martin Gibson , përfaqësues i EU—Kosvet-VI. Ai ka vlerësuar lartë angazhimin e familjes Rrustemi, për punën që po e bëjnë në bujqësi me përfitime, me qëllim që nga djersa e tyre të grisin mirëqenien e tyre sociale e familjare, por edhe duke punësuar të tjerë. Drejtori Kujtim Dula, ka thënë se hulumtimet që po i bëjmë në tregun e punës për momentin suksese më të mëdha po gjejmë në sektorin e bujqësisë.               
 

RSS

Sign in