Lajmet   Kryetari i Komunës dr. Pal Lekaj, pret për vizir kryetarin e BSPK-së Haxhi Arifin

Kryetari i Komunës dr. Pal Lekaj, pret për vizir kryetarin e BSPK-së Haxhi Arifin - 17 mars 2011

BSPK-ja dhe i pari i saj Arifaj i bindur në premtimin Kryeministrit për rritjen e pagave për arsimtar dhe shërbyesit civil

                                
Ndërkohë, kryetari i komunës së Gjakovë Pal Lekaj, ka thënë se me tërë qenien dhe veprimet e mija do të jenë në anën e BSPK. “ Nuk do të jem shikues i veprimeve të BSPK, nëse nuk rriten pagat”, ka thënë Lekaj.
BSPK-ja dhe i pari i saj Arifaj i bindur në premtimin Kryeministrit për rritjen e pagave për arsimtar dhe shërbyesit civil.
“BSPK-ja është e bindur se premtimi i Qeverisë dhe kryeministrit Thaçi në rritjen e pagave . Në të kundërtën BSPK-ja është e vendosur në qëndrimet për mos tolerancë ndaj këtij premtimi, për ngritjen e pagave për arsimtarët prej 50 % dhe të shërbyesve civil të administratës për 30 %”, ka thënë të enjten kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Haxhi Arifi në  takim zyrtarë me kryetarin e Komunës Pal Lekaj në Gjakovë.
“ Ne kemi një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, për rritjen e pagave, dhe në këtë premtim sipas kryeministrit do të realizohet”, ka thënë Arifi, duke shtuar se ne nuk kemi të bëj me pengesat që parqet Fondi Ndërkombëtar, me këtë të fundit ka të bëjë Qeveria e Kosovës, jo BSPK-ja .
Sipas Arifit, nëse do të ketë pengesa nga Fondi Ndërkombëtar, për uljen e përqindjes të rritjes së pagave, ne do të shikojmë mundësit për veprime të reja, por që ai nuk i ka bërë të ditur se cilat janë ato veprime. “ Edhe pse po e them këtë megjithatë unë me bindje po përsërisë se pagat do të rriten dhe kryeministri do e mbanë premtimin”, është shprehur i bindur i pari i sindikatave të Kosovës Arifi.
Ndërkohë, kryetari i komunës së Gjakovë Pal Lekaj, ka thënë se me tërë qenien dhe veprimet e mija do të jenë në anën e BSPK. “ Nuk do të jem shikues i veprimeve të BSPK, nëse nuk rriten pagat”, ka thënë Lekaj.
Arifi dhe Lekaj, para gazetarëve kanë treguar edhe për bisedën që kanë zhvilluar me dyer të mbyllura.
“ Është biseduar edhe për mundësit e aktivizimit të Sindikatës të shërbyesve civil në KK-në e Gjakovës, pasi në kët Institucion ka kohë që nuk ka vepruar sindikata”, ka thënë Arifi. Ai ka shprehur falënderim për përkrahjen që do ta ketë nga ana e kryetarit Pal Lekaj, për konstituimin e organeve të sindikatës në KK-në e Gjakovës.
Ndërkohë Lekaj, ka thënë se edhe në këtë institucion së shpejti do të konstituhohen organet e sindikatës së pavarur. “ Jam në anën e punëtorëve dhe në mbrojtje të  drejtave të tyre”, ka pohuar Lekaj, duke shtuar se sindikata është e nevojshme për shërbyesit administrativ nga se përmes sajë do të dëgjohet edhe zëri i punëtorëve për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Arifi ka bërë të ditur se tani jemi në fazën e fundit të mbajtës së kuvendeve në gjithë territorin e Kosovës, dhe në fillim të muajt prill do të mbahet edhe Kongresi i BSPK-së.

RSS

Sign in