Lajmet   Mbështetje nga Komuna për përsonat me aftësi të kufizuara

Mbështetje nga Komuna për përsonat me aftësi të kufizuara - 25 tetor 2012

Zyra për Barazi Gjinore organizon aktivitete me rastin e hapjes së fushatës një mujore “Tetori – Muaji I mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuar
Zyra për Barazi Gjinore organizon aktivitete me rastin e hapjes së fushatës një mujore “Tetori – Muaji I mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuar, dhe e cila organizohet në kuadër të fushatës kundër diskriminimit të shpallur nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, fushatë tradicionale tanimë në Kosovë “ Tetori – Muaji I mundësisë së barabartë profesionale për personat me aftësi të kufizuara, (iniciativa e re e cila është iniciuar nga SHBA) e cila ka për qëllim promovimin e mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuara dhe lobim për mundësi të barabarta në punësim dhe eliminimin e shkaqeve të cilat e pengojnë pjesëmarrjen e tyre në jetën e përditshme. Fushata ka për qëllim luftën kundër varfërisë ,zvogëlimin e papunësisë, rritja e qasjes në jetën e përditshme dhe përpjekjen kundër diskriminimit, me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara. Po ashtu, fushata promovon Konventën mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe lobim për implementimin e saj në Kosovëkëtë qëllim Njësiti për të Drejtat e Njeriut, për hir të ditës ndërkombëtare për “Mundësi të Barabarta Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuar”, kërkon që të punësoj 20 persona(PAK), një ditë në Komunën e Gjakovës . Të punësuarit do të marrin pagën ditore nga 20euro,  këto mjete do ti mbuloj edhe shpenzimet e transportit dhe të ushqimit.  Këta persona do ti shpërndajmë në drejtori të ndryshme brenda komunës . Ky aktivitet i NJDNJK bëhet me qëllim të ngritjes së vetëdijes, se edhe PAK mund të japin kontributin e vetë si dhe të integrohen në institucionet qeveritare ashtu edhe në ato private. Qëllimi i projektit;Shënimi i ditës Ndërkombëtare për Mundësi të Barabarta profesionale, integrimi i Personave me Aftësi të Kufizuar në shërbimin civil të Kosovës me moton” Të punojmë së bashku”
Objektiv e këtij projekti është ofrimi i lehtësirave në të gjitha fushat e jetës dhe të punës në mënyrë të barabartë,pa dallim,edhe për personat me aftësi të kufizuar.
 

RSS

Sign in