Lajmet   Nga debati publik me qytetarët

Nga debati publik me qytetarët - 06 maj 2010

Në Kuvendin Komunal të Gjakovës nga  përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike, Entit të Statistikor dhe autoritete lokale komunale është organizuar debat publik me qytetarët, ku janë debatuar aspektet profesionale të ecurive e formave metotologjike, logjistike të përgatitjes, për përgatitjet e procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë në vitin 2011.
Zëvendësministri i MAP Rifat Blakaj, ka thënë se projekti për regjistrim në vitin e ardhshëm , është më shumë se kapital dhe të një rëndësi të veçantë qoftë në aspektet e proceset e zhvillimit ekonomik e social të plotësimit të standardëve për integrime, e veçmas që pas 30 viteve përherë të parë në Kosovën e pavarur po behët në mënyrë profesionale regjistrimi i popullatës, ekonomive familjare dhe banesave. Ai ka njoftuar edhe për përgatitjet paraprake që janë bër dhe do të bëhen. “Janë  bërë disa testime teorike praktike për të dëshmuar se a janë në gjendje dhe të aftë institucionet e Kosovës, të realizojnë një projekt të tillë i cili është mese kapital, jo vetëm pror koston prej 11.2 milion euro por edhe për faktin se nuk do të ketë manipulime qoftë në shifra të popullatës ekonomive familjare, banesave e territori që kufizohet Kosova”, ka thë Blakaj. Me pas ai ka shtuar se  “ Kosova me realizimin e këtij projekti do të përkufizohet si shtet me numër të popullatës, ekonomive familjare, të banesave, institucioneve të tjera që do të paraqiten në OK”, ka thënë Blakaj, duke shtuar se regjistrimi është proces statistikor dhe nuk humb as kush. Ai ka fol edhe për disa aspekte profesionale e teknike të projektit për regjistrim. Nga ana e zyrtarit të Zyrës për Regjistrim Ibrahim Rrustemi, është shpjeguar qëllimi i mbajtjes së debatit me publikun. Sipas ti janë tri shtylla kryesore që definojnë qëllimin e organizimit të debatit, sensibilizimi i qytetarëve si, njohja e zyrtarëve komunal me procesin pasi Komuna do të jetë bartës i procesit, si dhe debati interaktiv me qytetarët. Sipas Rrustemit në 38 komuna të Kosovës do të angazhohen mese 7.000 regjistrues në 5.000 qendra të regjistrimit, dhe secila komuna do të ka qendrën e vet. Ndërkohë që po ashtu nga një zyrtarë tjetër i Zyrës së Regjistrimit Avni Kastrati, është bërë e ditur se procesi i regjistrimit do të jetë shtëpi për shtëpi, do të përdorën 6 formular, për regjistrimin e qytetarëve, të ekonomive familjare të banesave individuale e kolektive, institucionet e Kosovës si dhe një formula për qytetarët që janë jashtë Kosovës. Gjakova, me 88 lokalitete do ti ketë 263 qarqe. Nga ana e qytetarëve më së shumti kanë rrjedhur pyetjet se si do të behët regjistrimi edhe i popullatës së Kosovës, pastaj të shtëpive të rrënuara si pasoj e luftës e që ende nuk janë të ndërtuara si dhe një varg pyetjesh tjera. 

RSS

Sign in