Lajmet   Përfaqësues komunal vizitojnë disa shkolla

Përfaqësues komunal vizitojnë disa shkolla - 01 shtator 2010

Pos urimeve për përgaditje maksimale të mundshme për fillim të mbarë të procesit mësimor njëkohësisht kanë shprehur gadishmërinë që të jenë pranë tyre në çdo kohë dhe nevojë të paraqitur.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2010/ 2011, përfaqësues të Kuvendit Komunal kanë vizituar disa prej shkollave të komunës për të uruar nga afër në emër të tyre porse edhe në emër të kryetarit të komunës, Pal Lekajt dhe njiherit të shohin dhe të njoftohen nga afër për përgaditjet e bëra. Përfaqësues të Kuvendit Komunal në përbërje të nënkryetarit Agim Koci, kryesueses së Kuvendit Komunal, Teuta Haxhiu, drejtores së Drejtorisë për Arsim, Silvana Haxhikadria dhe drejtorit të Administratës së Përgjithshme, Mark Komani fillimisht kanë  vizituar shkollën fillore “Mustafa Bakija”, pastaj gjimnazin “Hajdar Dushi”, shkollën fillore “Mazllum Këpuska” dhe disa të tjera me ç’rast pos urimeve për përgaditje maksimale të mundshme për fillim të mbarë të procesit mësimor njëkohësisht kanë shprehur gadishmërinë që të jenë pranë tyre në çdo kohë dhe nevojë të paraqitur.

RSS

Sign in