Drejtoria e Arsimit

Nazmi-Musa-(2).jpg
                                             












Drejtor: Nazmi Musa
Tel: 045 617 185
E-mail: nazmi.musa@rks-gov.net


Lindur: 30.04.195

Vendi i lindjes: Prapashticë

Komuna: Prishtinë

Vendbanimi i tanishëm: Gjilan, Rruga “ Haqif Tetova” nr. 64

 

Përgatitja shkollore:  Fakulteti Filozofik, Prishtinë

Dega : Gjuhë dhe Letërsi  Shqipe

Puna dhe Karriera:

Profesor  i  Gjuhës dhe Letërsisë shqipe (1980-2014)

Licenca  e mësimdhënësit:  Licencë e karrierës  (11.09.2012)

Nr. i licencës:  100001546 MASHT

Mirënjohjet, trajnimet:

1. Mirënjohje për rezultate të veçanta në arsim, nga LASH “Naim Frashëri“ (Gjilan, 1 Mars 1993)

2. Seminari zyrtar KEDP: Administrim, Menaxhim, Udhëheqësi (2-5 korrik e 8-12 korrik 2002)

3. Profesor i dalluar në procesin edukativo-arsimor dhe në aktivitete të tjera me interes për shkollën (10 maj 2004), me rastin e Ditës së Shkollës së Mesme Teknike “Mehmet Isai“ Gjilan

4 Certifikatë nga GIZI: Didaktika dhe metodika për Mësimdhënësit e Shkollave të mesme Profesionale (Seminar  5 ditor, 13 shkurt 2005)

5. Trajnimi sipas programit të KEC-it : Edukimi kundër korrupsionit  (1 nëntor 2006)

6. Arsimtar i dalluar për udhëheqjen e administratës në ditar, nga shkolla e mesme teknike ”Mehmet Isai“  (Gjilan, 10 Maj 20010)

7. Mësimdhënësi më i mirë në Shkollën Teknike “Mehmet Isai” për vitin shkollor 2012/13.

 Aktiviteti politik dhe masat e ndëshkuese:

1. Largohet nga procesi mësimor më 20 maj të vitit 1981, për 6 muaj, nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Serb, me arsyetim siç largoheshin e dënoheshin atëbotë profesorët më të mirë të kombit si indoktrinues dhe përhapës i ndjenjës së nacionalizmit shqiptar te nxënësit.

2. Në kohën kur Kosovës iu mor autonomia, Shërbimi i Sigurimit Shtetëror serb e arreston më datën 12.04.1989 dhe prokuroria e shtetit ngrit ndaj tij aktpadi penale për tentim vrasjeje dhe terrorizëm,në baze të Ligjit penal të RFSJ-së, Neni 114. Lirohet nga paraburgimi më 15 nëntor 1989, në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës (18 prill 1990).

3. Bashkëthemelues i  Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan dhe anëtarë i Kryesisë së Degës (dhjetor 1989)

4. Anëtar i Komisionit Komunal për Zbatimin e Referendumit për Republikën e Kosovës si Shtet Sovran dhe i Pavarur (24.09.1991)

5. Pjesëtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe  themelues  e komandant i Shtabit të Mbrojtjes Territoriale për komunën e Gjilanit (1993).

6. Për shkak të pafundësisë së veprimit politik në Kosovë dhe burgosjes së një numri të anëtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Shtabeve territoriale të komunave të Kosovës, dhe për shkak të ruajtjes në fshehtësi të strukturës organizative të Mbrojtjes Territoriale të Komunës së Gjilanit dhe të sigurisë së bashkëpunëtorëve të tij, të udhëheqjes së shtabit, në tetor të vitit 1993 largohet nga Gjilani-Kosova dhe kërkon strehim politik në Gjermani, deri në vitin 1998, kur shpërthen lufta në Kosovë. Në Gjermani ka qenë anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në Berlin.

7. Me vendim  e Komandantit të Shtabit Ushtarak të FARK-ut, nga kolonel Ahmet Krasniqit emërohet komandant i Shtabit Ushtarak për Anamoravë:  Gjilan-Kamenicë-Novobërdë, Viti (2 korrik 1998)

8. Pas çlirimit të Kosovës, në dy palë zgjedhjet e para të lira komunale ka qenë këshilltar i asamblesë komunale në Gjilan.

Certifikata, mirënjohje trajnime:

1. Certifikatë: Planifikimi Strategjik Komunal (30-31 maj 2001, UNMIK)

2. Mirënjohje për veprimtari të mbrojtjes dhe sigurisë (LDK 23.12.1999)

3. Certifikatë e pjesëmarrjes për ballafaqimin e sfidave të tejkalimit  në shoqërinë multietnike nga Instituti i Paqes i SHBA-ve (7.10.2001)

4. Mirënjohje për angazhimin profesional në përcjelljen e fushatave për zgjedhjet nacionale në Kosovë (23.12.2001)

5. Trajnime në  Programin për fillimin e punës së Kuvendit Komunal në 5 sesione (nëntor 202- prill 2003)

6. Nga data 21.01.2014 emërohet  Drejtor i Drejtorisë së Arsimit


Fushë veprimtaria e drejtorisë


Menaxhimi dhe koordinimi i arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë


Punësimi i mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore

Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve në pajtueshmëri me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT-i

Pagesa e stafit udhëheqës, stafit profesional dhe personelit tjetër të punësuar në institucionet arsimore të komunës

Planifikimi dhe koordinimi i zhvillimit të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë, në konsultim me MASHT-in

Mbikëqyrja e të gjitha institucioneve arsimore në nivel komune

Regjistrimi dhe pranimi i nxënësve në pajtim me parimet e mos diskriminimit

Regjistrimi i të dhënave për nxënës, sipas formularit të miratuar nga MASHT

Nxitë barazinë në mundësitë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar dhe të mesëm

Regjistrimi, inspektimi i shëndetit publik dhe sigurisë si dhe licencimi i institucioneve arsimore parashkollore në pajtim me ligjin

Respektimi dhe afirmimi i të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre

Identifikimi i nevojave për aftësim profesional të drejtorëve dhe mësimdhënësve dhe realizimi i tyre në bashkëpunim me ligjet aplikative

Bënë trajnimin e mësimdhënësve dhe stafit tjetër profesional në pajtim me udhëzimet, parimet dhe standardet e shpallura nga MASHT-i

Përkujdeset për zhvillimin dhe aftësimin profesional të personelit në shkollat e komunës

Përkujdeset për zhvillimin e të gjitha aspekteve tjera të arsimit lokal

Mbikëqyrja e procesit arsimor në pajtim me udhëzimet e caktuara nga MASHT

Përgatitja, miratimi dhe implementimi i Rregullores së punës për shkollat, duke përfshirë Kodin e Mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit, personelin tjetër dhe nxënësit si dhe masat disiplinore

Miratimi i pushimeve lokale të shkollës, në përputhje me ligjin përkatës dhe miratimin e rregullave të shkollës

Merr vendim për rritjen e numrit të institucioneve parashkollore, shkollave fillore, të mesme dhe speciale në nivel të komunës

Merr vendim për ankesat ndaj organeve drejtuese të institucioneve arsimore të parapara me ligj

Miraton rregulloret për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion arsimor, pasi të ketë marrë më parë propozimet e Këshillit të shkollës dhe komentet e drejtorëve për këto rregullore

Në marrëveshje me MASHT-in, miraton rregulloret për themelimin shkrirjen, ndarjen dhe mbylljen e institucioneve arsimore me fonde publike të niveleve 0, 1, 2 dhe 3 në komunë

Nxitë bashkëpunimin midis mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve arsimore si dhe midis institucioneve arsimore dhe familjes

Bashkëpunon me drejtoritë tjera të arsimit të komunave tjera në projekte  të  përbashkëta arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njerëzore, si dhe caktimin e fondeve për projekte dhe qëllime të tilla

Përcakton zonat specifike të mbulimit nga shkollat në nivel komunal

Kujdeset për mirëmbajtjen dhe renovimin e ndërtesave dhe pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike si dhe bënë sigurimin e dispozitave për mirëmbajtje të shërbimeve mbështetëse për mirëqenien fizike të nxënësve, duke përfshirë ujin e freskët, ambiente banjash dhe shërbime shëndetësore

Merr masa për të siguruar që ambienti rrethues urban apo rural, në të cilin është e vendosur shkolla, është në përputhje me të drejtën e nxënësve për të pasur një mjedis të sigurt  në oborrin e shkollës

Arritja e objektivave të shëndetit publik, në bashkëpunim me MASHT-in nëpërmjet aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore, duke përfshirë programe për sigurinë në rrugë, fusha, të nxisë shtimin e shëndetit për të shmangur përhapjen e sëmundjeve ngjitëse si dhe aksione kundër duhanit dhe formave të abuzimit me drogë

Shqyrton vazhdimisht masat e marra për realizimin e arsimit special, në realizimin e kësaj detyre në atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme, drejtoria konsultohet me MASHT-in dhe drejtoritë tjera Komunale për koordinimin e arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special

Bënë vlerësimin e nevojave speciale, siç përcaktohet me ligj

Propozimi për arsim special për nxënës dhe dhënia e vlerësimit profesional

Propozimi për themelimin e shërbimit këshillimor dhe shëndetësor për nevojat speciale

Ushtron edhe kompetenca tjera të cilat i bartën në bazë të ligjit ose nga pushteti qendror.