Këshilli i fshatit, vendbanimit apo lagjes urbane ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara si më poshtë:

- Kujdeset për planifikim urban dhe rural;
- Kujdeset për furnizim me ujë, rregullimin e kanalizimit, drenazhimet etj.;
- Kujdeset për ofrimin e shërbimeve publike efikase;
- Kujdeset që qytetarëve t’u ofrohet mbrojtja shëndetësore primare;
- Kujdeset për mbrojtjen lokale të ambientit
- Kujdeset për zhvillimin e turizmit;
- Kujdeset për sigurimin e hapësirave të hapura dhe varrezave
- Kujdeset për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive;
- Bashkëpunon me organet Komunës dhe organizatat tjera për çështjet me interes
  për lokalitetin;
- Evidenton dhe paraqet prioritetet e lokalitetit para organeve të Komunës;
- Merr pjesë në financimin e çështjeve që janë pjesë e marrëveshjes së
  bashkëpunimit në mes të Komunës;
- Kujdeset për organizimin e aksioneve vullnetare në interes për lokalitetin dhe
- Kryen edhe detyra të tjera të cilat mund të jenë të bartura nga KK ose Kryetari i
  Komunës në pajtim me ligjin dhe Statutin e Komunës.

 
 



Harta e Faqes | Copyright