Komunitetet i japin përkrahje kërkesës së fshatit Dobërçan për rrjetin e kanalizimit | 2014-07-31

Komiteti për Komunitete i ka rekomanduar Drejtorisë së Shërbimeve Publike që të gjejë një zgjidhje për problemin e ujërave të zeza në fshatin Dobërçan, që në këtë trupë komunale erdhi për shqyrtim si kërkesë e këshillit të fshatit. Kemal Shahin, kryesues i Komitetit, ka thënë se në këtë fshat jeton komuniteti turk dhe shqiptar dhe ata kanë nevojë për rregullimin e kanalizimit në një gjatësi prej 100 metra, duke e cilësuar të drejtë shqetësimin e tyre.
 

Haziri aktivizon instancat emergjente për t’u dalë në ndihmë qytetarëve pas reshjeve të mëdha të shiut | 2014-07-31

Komuna e Gjilanit, respektivisht qyteti dhe pjesa më e madhe e lagjeve dhe fshatrave, sot gjatë mesditës janë përfshirë nga reshje të dendura që kanë vështirësuar qarkullimin automjeteve por edhe të këmbësorëve, duke shkaktuar një kaos në qarkullim, gjë për të cilën është aktivizuar i gjithë shërbimi emergjent i nivelit lokal.
 

Panairi regjional shtyhet për një ditë shkaku i shirave të mëdha | 2014-07-31

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që është krijuar në Gjilan, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që kanë përfshirë të enjten këtë qytet, Panairi Regjional “Gjilani 2014” do të shtyhet për një ditë. Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismajl Januzi kërkon mirëkuptim për këtë ndryshim, që ishte i imponuar nga faktorë natyrorë.
 

Përurohet shkolla në fshatin Kishnapole | 2014-07-31

Është përuruar sot objekti i ri i shkollës fillore “Afërdita” në fshatin Kishnapole, e cila është bashkëfinancim i Komunës së Gjilanit, “Caritas”-it të Luksemburgut dhe qeverisë së Kosovës. Prerjen e shiritit e bëri kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri së bashku me kryesuesen e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi, drejtorin e Arsimit, Nazmi Musa, sekretaren e parë të ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Marie-Anne Marx si dhe përfaqësues nga “Caritas”  i Luksemburgut dhe MASHT-i.
 

Normalizohet gjendja në Komunën e Gjilanit pas reshjeve të mëdha të shiut | 2014-07-31

Është normalizuar gjendja në rrugët e qytetit dhe në fshatra pas reshjeve të mëdha të shiut sot në Komunën e Gjilanit.
 

Shtabi i Emergjencave: Gjendja në Gjilan po i kthehet normalitetit – s’ka vend për panik | 2014-07-31

Pas reshjeve të shumta të shiut, është mbajtur para pak çastesh takimi shtatë anëtarësh i shtabit të Emergjencave, të cilin e udhëhoqi nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu.

 

Luta në terren, kërkon ndihmën e qeverisë për t’i përballuar vërshimet | 2014-07-31

Për të parë nga afër gjendjen në këto lagje të prekura të qytetit, në këto orë të vona po qëndron kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe të gjitha instancat komunale.

 

Kuvendi miraton raportin financiar janar-qershor 2014 | 2014-07-30

Kuvendi Komunal i Gjilanit, të mërkurën, në seancën e radhës, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja Valentina Bunjaku-Rexhepi e ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu si dhe drejtorët komunalë, ka miratuar raportin financiar janar-qershor 2014, propozim-vendimin për revidimin e zgjidhjes urbanistike të kompleksit të shkollave të mesme si dhe tri propozim-vendime mbi qasjen e hartimit të planeve rregulluese të hollësishme “Lagja e Spitalit”, “Qendra 3” dhe “Zabeli 1”, dhe të gjitha këto i ka rekomanduar për Kuvend Komunal.
 

Rrugët e rendit të tretë në Kokaj, Sllubicë e Kacabaç janë në përfundim e sipër | 2014-07-30

Pas përfundimit të punimeve në qytet e fshatra, tashmë janë në përfundim e sipër punimet e rrugëve të rendit të tretë në lagjen “Kacabash” të muhagjerëve të Pogragjës me gjatësi prej 2.6 kilometra, si dhe rruga që i lidhë fshatrat: Llovcë, Kokajt Epërm, Kokajt e Poshtëm, Sllubicën dhe Pogragjën me gjatësi prej 8 kilometrash që përfshinë të gjitha lagjet tyre.

 

Bashkatdhetari nga Zvicra ndihmon Shërbimin Zjarrfikës në Gjilan | 2014-07-30

Shërbimi i Zjarrfikës në Gjilan është pajisur me rroba dhe helmeta pune, të cilat kanë ardhur donacion nga Zvicra përmes bashkatdhetarit Nazim Rexhepi nga Malisheva e Gjilanit. Nga komuna Langnau (Bern), Rexhepi ka sjellë mbi 70 pallë rroba dhe helmeta për zjarrfikës. Në Zvicër, Rexhepi është këshilltar komunal në komunën Lungau. Ideja për të ndihmuar Shërbimin Zjarrfikës në Gjilan i ishte dhënë nga bashkëvendësi i tij, Ilir Tahiri. 
 

Panairi regjional "Gjilani 2014" - më 1, 2, 3 gusht | 2014-07-30

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Qendrën Regjionale të Marketingut - Lindje, si zyrë ndërkomunale për stimulimin e marketingut të produkteve vendore, organizon Panairin Regjional "Gjilani 2014", që ka për qëllim promovimin dhe shitjen e produkteve vendore, të cilat ofrohen nga kompanitë e këtij regjioni. Në kuadër të Panairit do të organizohet edhe program i pasur kulturo-artistik dhe rekreativ. Panairi Regjional "Gjilani 2014" do të mbahet prej 1-3 gusht 2014 (nga ora 10:00-19:00), në qendër të qytetit në Gjilan. 
 

Haziri viziton Bashkësinë Islame për t’ua uruar festën e Fitër Bajramit | 2014-07-28

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i shoqëruar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku Rexhepi dhe drejtorët komunal, kanë vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku u pritën nga kryetari i BI-së, Sylejman Osmani dhe kryesia e saj.

 

Kryetari Haziri uron Fitër Bajramin | 2014-07-27

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Në urim thuhet:

 

Gjilani ka nevojë për më shumë hapësira të banimit social | 2014-07-26

Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KSHMS) u ka dhënë përkrahje kërkesave të Qendrës Sociale për krijimin e një fondi emergjent për raste sociale, pajisjen me një automjet të terrenit si dhe ka rekomanduar shikimin e mundësive për ndërtimin e një shtëpie për pleq, pasi që shtëpia e pleqve në Prishtinë nuk ka kapacitete për t`i pranuar të gjitha rastet.
 

Administrata e Gjilanit është përgatitur me kohë për pritjen e mërgimtarëve | 2014-07-26

Administrata komunale në Gjilan, është përgatitur me kohë për të përballuar kërkesat e mërgimtarëve. Nazmi Gagica, drejtor i Administratës, ka thënë se asnjë palë, përfshirë edhe mërgimtarët, nuk pret më shumë se dy-tre minuta për t`u pajisur me një dokument, nëse kërkesa është e kompletuar.
 
Duke paraqitur rezultatet 1-15 (of 2208)
 |<  < 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  >  >| 

RSS

Sign in