Lajmet   Njoftimet   Janë certifikuar mësimdhënësit e klasave 1-5 në Gjilan

Janë certifikuar mësimdhënësit e klasave 1-5 në Gjilan - 15 dhjetor 2012

Në Gjilan, përmes një organizimi solemn është bërë shpërndarja e certifikatave për mësimdhënësit e klasave 1-5 për trajnimin e organizuar nga GIZ, MASHT-i dhe Komuna e Gjilanit me temën “Matematika dhe mësimdhënia e matematikës”, në kuadër të implementimit të programit “Zhvillimi i kapaciteteve në sektorin e arsimit fillor në Kosovë”.

Në këtë trajnim janë të përfshirë një numër i madh i mësimdhënësve ndërsa ky programi i trajnimeve është zbatuar në dy faza, gjatë muajve maj – qershor dhe shtator – nëntor 2012. Komunat e përzgjedhura për fazën e parë të projektit janë Gjilani, Kaçaniku, Fushë Kosova, Klina, Prizreni dhe Prishtina.
 
Të pranishëm në ndarjen e certifikatave ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, drejtori i Arsimit, Bujar Nevzati, përfaqësuesit e GIZ-it, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare, mësimdhënës dhe mysafirë të tjerë.
 
Me këtë rast kryetari Mustafa, tha se përqendrimi në këtë nivel nga klasa e parë deri të pestën është një caktim i veçantë dhe më ka lënë shumë përshtypje pozitive, sepse nga kjo moshë fëmijët fillojnë të marrin hapat e parë të dijes, por edhe përcaktimi se në cilin sektor të shkencës ata në të ardhmen do të orientohen.
 
Në këtë moshë bëhet formësimi i personalitetit, por trajnimi juaj për lëndën e matematikës dhe mësimdhënien e matematikës është dhjetësha e goditjes, sikur që është në shenjëtari, sepse shumica e studentëve tanë kur i përfundojnë studimet dalin me notën jo më të mirën në matematikë por edhe dalin me ngarkesën që matematika nuk është atraksion por është në të kundërtën, është njëfarë ngarkese.
 
Por dua t’ju them se nuk ka njeri që prej mëngjesit e deri në mbrëmje nuk bënë llogaritje dhe matje të ndryshme edhe pse nuk është i profesionit të matematikës. Matematika është pikëprekje me secilën lëmi dhe është prezent në të gjitha sferat e tjera të jetës.
 
Kurse Bujar Nevzati, nga drejtoria e arsimit tha se trajnimi kishte qëllim që mësimdhënësve që e shpjegojnë lëndën e matematikës nëpër shkolla t’ua mundësojnë një ligjërim më të lehtë dhe më kualitativ të lëndës së matematikës nëpër shkolla.
 
Nevzati falënderoi përfaqësuesit e GIZ-it për këtë projekt të qëlluar dhe tha se jemi shumë të kënaqur që këtë dijeni që e keni marrë shtesë, ta shpërndani te nxënësit tuaj nëpër shkollat dhe klasat ku ju jeni të angazhuar. Ai uroi mësimdhënësit të cilët do të marrin certifikatat, ndërsa theksoi bashkëpunimin e mirë të GIZ-it me Komunën, bashkëpunim të cilin do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen.
 
Menaxherja e programit të GIZ-it për programin e shkollave fillore, Dagmat Hurtshmit tha se është shumë e lumtur që sot po bëhet shpërndarja e certifikatave. Testet janë të kaluara shumë mirë dhe me rezultate shumë të mira. Por secilin nga ju dua ta pyes se a
 
keni dhënë maksimumin, sigurisht që jo, mirëpo mundohuni që maksimalisht të përkushtoheni në mësimdhënien por edhe në vlerësimin e asaj çka ju i ofroni nxënësve dhe mësimet e marra nga ana e nxënësve.
 
Sot certifikata kanë marrë 110 mësimdhënës të shkollave të ndryshme të Komunës së Gjilanit që janë të angazhuar në klasat 1-5.

RSS

Sign in