Lajmet   Njoftimet   Konkurs për vende të lira pune

Konkurs për vende të lira pune - 25 tetor 2010

Republika e Kosovës                                                      Komuna e Gjilanit
Republika Kosova                                                          Opština Gnjilane
Republikc of Kosovo                                                       Municipal Gjilan
                                                                                        Gilan Belediyesi
Në bazë të Ligjit mbi Shërbimin Civilë të Kosovës, 2001/36, Urdhëresës Administrative 2003/2, Udhëzimi Administrativ Nr. MSHP/DASHC, procedurat e rekrutimit, Kryetari i Komunës në koordinim me Zyrën për Personel shpall :
K o n k u r s
 
1. Zyra e Përfaqësuesit Ligjor të Komunës
 
1.1 Vendi i punës: Asistent/e Teknike në Zyrën e Përfaqësuesit Ligjor të Komunës
 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
 
  • Bashkërendon dhe kujdeset me efikasitet për punët në zyrën e Përfaqësuesit Ligjor të Komunës
  • Mbështet aktivitetet e përditshme të Përfaqësuesit Ligjor të Komunës
  • Shqyrton, përgjigjet dhe bënë thirrje telefonike për Përfaqësuesin Ligjor të Komunës, dërgon fakset, pranon dhe organizon korrespondencën, merret edhe me dokumente të tjera sipas kërkesës
  • Dërgon në gjykata dhe pranon nga gjykatat parashtresat që kanë të bëjnë me zyrën e Përfaqësuesit Ligjor të Komunës
  • Kujdeset dhe bënë protokolimin, vulosjen dhe fotokopjimin e parashtresave dhe dokumenteve tjera për zyrën e Përfaqësuesit Ligjor të Komunës
  • Mirëmban lëndët, parashtresat dhe furnizimet adekuate për zyrën e Përfaqësuesit Ligjor të Komunës
  • Pranon vizitorët në zyrën e Përfaqësuesit Ligjor të Komunës
  • I ndihmon Përfaqësuesit Ligjor të Komunës në përpilimin e parashtresave të ndryshme gjyqësore dhe administrative
  • Bashkëpunon me të gjitha drejtoritë, zyrat dhe shërbimet tjera komunale
  • Duhet të bëjë arkivimin e lëndëve, sistematizimin e lëndëve në bazë të prioritetit dhe konfidencialitetit të tyre
  • Kryen edhe punë të tjera nga fushë – veprimtaria e zyrës së Përfaqësuesit Ligjor të Komunës
  • Për punën e vet i përgjigjet Përfaqësuesit Ligjor të Komunës.
 
2.    Drejtoria për Administratë e Përgjithshme
 
2.1 Vendi i punës : Asistent/e Teknike
 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
 
  • Kryen punët administrative – teknike që lidhen me zyrën e drejtorit
  • Organizon, sistemon dhe kujdeset për ruajtjen e dosjeve (dokumentacionit) të drejtorisë që kanë  të bëjnë me zyrën e drejtorit
  • Mbanë evidencën mbi takimet dhe aktivitetet tjera të drejtorit si dhe me kërkesën e drejtorit aranzhon takime dhe aktivitete të tij
  • Mbanë evidencë mbi pranimin e dokumenteve që i adresohen zyrës së drejtorit apo ndonjërit prej shërbimeve të drejtorisë dhe të njëjtat i regjistron në protokolin intern hyrës
  • Mbanë evidencë mbi të gjitha dokumentet (vendime, vërtetime, urdhëresa, kërkesa apo shkresa tjera) që dalin nga zyra e drejtorit apo nga cilido shërbim tjetër i drejtorisë dhe të njëjtat i regjistron në protokolin intern dalës
  • Është përgjegjës-e dhe mbanë regjistrat ditor mbi evidencën e nënshkrimit të të punësuarve për ardhje dhe vajtje nga puna si dhe të njëjtat ia ofron drejtorit për miratim
  • Mbanë, përpunon dhe i ruan procesverbalet e takimeve të drejtorit me stafin
  • Punë dhe detyra tjera që lindin si domosdoshmëri momentale por të cilat autorizohen më parë nga drejtori
  • Për punën e vet është personalisht përgjegjës-e, ndërsa i raporton dhe jep llogari drejtorit të drejtorisë.
 
3.    Drejtoria për  Financa Ekonomi dhe Zhvillim
 
3.1 Vendi i punës : Asistent/e Teknike në Inkubatorin e Biznesit
 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
 
  • Kryen punët administrative – teknike që lidhen me Inkubatorin e Biznesit
  • Organizon, sistemon dhe kujdeset për ruajtjen e dokumentacionit të që ka të bëjnë me inkubatorin e biznesit
  • Mbanë evidencën mbi takimet dhe aktivitetet tjera të inkubatorit të biznesit si dhe me kërkesën e menaxherit të inkubatorit aranzhon takime dhe aktivitete të tij
  • Kryen edhe punë të tjera që lidhen me inkubatorin e biznesit
  • Për punën e kryer i përgjigjet Menaxherit të Inkubatorit të Biznesit.
 
Kushtet për punë :
 
Për pikën 1, 2 dhe 3 kërkohet:
Përgatitja shkollore: shkolla e mesme
Përvoja e punës: preferohet së paku një vit përvojë punë  në detyrat e më sipër cekura punuese
Aftësi të punës me kompjuter në programe aplikative: MS Word, Excel, Power Point, Internet etj,
Aftësi të mira komunikative
Njohja e gjuhëve të huaja : e preferueshme gjuha angleze
Koeficienti : 5
Orari i plotë : 40 orë në javë
 
Kohëzgjatja e kontratës : Sipas Ligjit mbi Shërbimin Civilë të Kosovës ( zbatohet periudha provuese prej tre muajve konform Udhëzimit Administrative Nr. MSHP/DASHC 2003/03).
Çdo kandidat (aplikues) për pozitat e lartcekura duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin si vijon :
Fletë aplikacionin e plotësuar
Dokumentacionin mbi kualifikimin arsimor dhe profesional
Dokumentacionin shtesë (plotësuese) në lidhje me kushtet apo preferencat etj.
CV-në
 
Të gjithë kandidatët të cilët do të hynë në listën e ngushtë, për datën e mbajtjes së intervistës do të njoftohen me kohë dhe do të intervistohen nga komisioni intervistues.
 
Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve
 
Afati i aplikimit është 15 ditë, nga dita e shpalljes publike në gazet dhe në mjetet e tjera të informimit.
 
Shërbimi Civil i Kosovës, i shërben të gjithë banorëve të Kosovës dhe i mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës.


RSS

Sign in