Lajmet   Njoftimet   Memorandum bashkëpunimi për mrojtjen nga dhuna në familje dhe trafikimi

Memorandum bashkëpunimi për mrojtjen nga dhuna në familje dhe trafikimi - 11 tetor 2011

Me qëllim të forcimit dhe përkrahjes së viktimave të dhunës ne baza gjinore, Zyra për Barazi Gjinore dhe të Drejtat e Njeriut ka marrë iniciativën për lidhjen e një Memorandumi të Mirëkuptimit në mes të institucioneve kompetente, të cilat mbrojnë, përkrahin, marrin vendime dhe strehojnë viktimat e dhunës në familje, por munguan akterët kryesorë në këtë takim, përfaqësuesit nga Drejtoria e Arsimit dhe nga Drejtoria e Shëndetësisë.
Nënshkrimi i të Memorandumit të Mirëkuptimit ishte paraparë të bëhet nga zyrtarja për Barazi Gjinore, si përfaqësuese e autorizuar e kryetarit të Komunës, Policia e Kosovës - Njësiti Regjional kundër Dhunës në Familje, Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe të Fëmijëve “Liria” në Gjilan, Prokuroria Komunale në Gjilan, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Drejtoria Arësimit dhe Mbrojtësi i viktimave.
 
Memorandumi parasheh një bashkëpunim dhe koordinim më kompetent në mes të institucioneve përgjegjëse, të cilat veprojnë në komunën e Gjilanit, me qëllim që rastet e dhunës në baza gjinore dhe cenimi i të drejtave të njeriut, të shqyrtohen me prioritet në institucionet relevante. Për rastet e dhunës në baza gjinore do të njoftohen të gjithë mekanizmat që e përbëjnë këtë marrëveshje.
 
Drita Klaiqi nga Zyra për Barazi Gjinore tha se shkatërrimi i familjeve vjen edhe nga dhuna në familje, që është edhe dëmtim i shoqërisë në nivel vendi. “Qëllimi është që të gjitha institucionet t’i japin rëndësi të veçantë përkrahjes për të ndikuar në largimin e incidenteve në familje, duke shtuar se si zyrë kanë nxjerrë një mori broshurash, ku flitet për mbrojtjen e gruas nga dhuna”, duke kërkuar që herat e tjera të gjithë akterët e përfshirë në këtë memorandum të marrin pjesë.
 
Ndërsa znj.Zeta Emini përfaqësuese e Policisë së Kosovës në këtë takim tha se statistikat e dhunës për këtë vit tregojnë një rënie në krahasim me periudhën e njejt të vitit paraprak.
 
Ndërsa Nazife Jonuzi, drejtoreshë e Qendrës për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe të Fëmijëve “Liria” në Gjilan, tha se si qendër i japin mbështetje të gjitha rasteve të dhunës në familje të cilat orientohen nga policia, si raste për rehabilitim, mirëpo ajo theskoi brengën e saj për moszbatimin e ligjit që është aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për këtë çështje.
 
Sfidë mbeten ende rastet e dhunës, të cilat, pas rehabilitimit kthehen në familje prej nga ka nisur dhuna. “Në periudhën janar-qershor në këtë qendër janë pranuar 57 raste dhe vetëm dy prej tyre kanë kërkuar unin për mbrojtje” tha ajo, duke theksuar bashkëpunimin e mirë në mes të Policisë së Kosovës, Gjykatës, Prokurorisë, Qendrës për Punë Sociale, etj.
 
Trafikimi i femrave zakonisht ndodh në kohën derisa ato janë në moshën e adoleshencës, kryesisht prej moshës 15 vjeqe e tutje.

RSS

Sign in