Lajmet   Bunjaku-Rexhepi priti në takim nxënësit e gjimnazit “Lutfi Ege” nga Turqia

Bunjaku-Rexhepi priti në takim nxënësit e gjimnazit “Lutfi Ege” nga Turqia - 17 maj 2017

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka pritur sot në Kuvend Komunal, nxënësit nga shkolla e gjimnazit “Lutfi Ege”, të qytetit Denizli, të cilët i ka informuar për gjendjen në përgjithësi, sa i përket zhvillimit, proceseve dhe të ardhmes së Gjilanit. 
Bunjaku-Rexhepi ka informuar mysafirët e Gjilanit me historikun e qytetit, proceset e ndërtimit dhe zhvillimit të Komunës, punën e madhe që bëhet në fushën e arsimit në nivelin lokal, por edhe pozitën e femrës dhe emancipimin e saj. 
 
“Gjilani ka ndryshime rrënjësore në vitet e fundit në aspektin e zhvillimit ekonomik, infrastrukturor, kulturor, e deri te investimet e mëdha që janë bërë në ngritjen e cilësisë në arsim dhe përgatitjen e rinisë për të qenë pjesë e proceseve shtetndërtuese”, ka thënë ajo mes tjerash. 
 
Kurse, drejtori i gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa, ka thënë se është vizitë e organizuar e nxënësve pas binjakëzimit me shkollën nga Turqia. Ai ka thënë se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave do të vazhdojë edhe gjatë të ardhmes e pse jo edhe me projekte të përbashkëta mes nxënësve të dy shkollave. 
 
E nga ana e saj, zv.drejtoresha e shkollës “Lutfi Ege”, Sahadet Asllan, ka thënë se “Gjilani si një qytet me një rregullim të veçantë, me mikëpritje të lartë, me shumë shkolla, si një qendër universitare ka lënë përshtypje të madhe të delegacioni mysafir nga Turqia. 
 
“Jemi të impresionuar me mikëpritjen që na është bërë dhe njëkohësisht kemi parë potencialin shumë të madh që keni me rininë dhe emancipimin e femrës në shoqëri”, ka thënë ajo.
2.JPG
 

RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright