Lajmet   Emërtimet e rrugëve, shesheve dhe lagjeve - në diskutim publik deri më 31 mars

Emërtimet e rrugëve, shesheve dhe lagjeve - në diskutim publik deri më 31 mars - 24 mars 2017

Vërejtjet dhe sugjerimet e arsyeshme për emërtimet e propozuara, qytetarët mund t`i bëjnë deri në fund të muajit mars (31.03.2017), duke i dërguar ato përmes Qendrës për Shërbime të Qytetarëve, në adresë të Komisionit. Listën e emërtimeve mund ta gjeni te linku NJOFTIMT në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit: kk.rks-gov.net/gjilan (postuar më 16.03.2017)
Komisioni për emërtimin e rrugëve, shesheve, bulevardeve dhe lagjeve, pas një pune të gjatë dhe me përkushtim, ka përfunduar listën e emërtimeve dhe të njëjtën e ka dorëzuar në diskutim publik, për t`iu dhënë mundësi edhe qytetarëve që t`i japin mendimet e tyre.

Kontributet e qytetarëve në këtë proces të rëndësishëm, para se emërtimet të dërgohen për miratim në Kuvend Komunal, do të jenë të mirëpritura nga Komisioni.

Numri i përgjithshëm i rrugëve të emërtuara, është 673 në zonën urbane, 483 në zonën rurale, ndërsa 200 emra janë rezervë. Po ashtu janë emërtuar edhe tri sheshe.

Listën e emërtimeve mund ta gjeni te linku NJOFTIMT në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit: kk.rks-gov.net/gjilan.

RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright