Lajmet   Haziri: Gjilani tashmë është një storie e fuqishme e suksesit në prodhime të ndryshme

Haziri: Gjilani tashmë është një storie e fuqishme e suksesit në prodhime të ndryshme - 01 dhjetor 2017

Në Gjilan, sot është përuruar fabrika tjetër e radhës e përpunimit të mishit dhe produkteve të mishit “Malësia”, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë. "Gjilani tashmë është një storie e fuqishme e suksesit në prodhime të ndryshme", ka thënë Haziri.
Kryetari Lutfi Haziri, ka uruar pronarin e fabrikës për këtë sukses dhe ka kërkuar mobilizimin e fondeve shtesë në kodin e subvencioneve për bujqësinë, sepse tregu për shitjen e gjedhit në Gjilan, Kosovë dhe më gjerë tashmë është i sigurt në fabrikat e Komunës së Gjilanit që sot i shtohet edhe fabrika e dëshmuar tashmë “Malësia”.
 
“Komuna e Gjilanit, përmes drejtorisë së Bujqësisë do të shtoj angazhimet dhe mbështetjen për fermerët në kultura të ndryshme bujqësore, por një përkushtim do të ketë edhe tek sektori i blegtorisë dhe kryesisht në rritjen e gjedhit sepse është i domosdoshëm ngase kërkesat janë shumë të mëdha. Fabrika për përpunimin e mishit “Malësia” së bashku edhe me fabrikat dhe përpunuesit e tjerë të mishit në Gjilan po i japin gjithnjë e më shumë këtij qyteti epitetin e një qendre të madhe ku zhvillimi i sektorit privat është i mundshëm dhe garanton edhe zhvillimin ekonomik. Kjo fabrikë është një shembull i mirë në Gjilan dhe është një pasqyrë se si të veprohet edhe nga prodhues dhe biznesmen të tjerë”, ka thënë kryetari Haziri.
 
Sikur edhe më parë edhe në këtë ngjarje, kryetari Haziri, ka kërkuar nga qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës, që të konsumojnë prodhimet e mishit të prodhuara në Kosovë dhe në Gjilan, ndërsa nga fermerët ka kërkuar angazhim për shtim të numrit të gjedhit sepse tregu në Gjilan tashmë është i siguruar.
 
Kryetari Haziri ka thënë se në planifikimin e ardhshëm me shkollën e agro biznesit në Gjilan, do ta kemi parasyshë përpunimin e mishit dhe drejtime të tjera përcjellëse për ta bërë më të fuqishëm përgatitjen e kuadrove për këtë lëmi. 
 
Ndërsa në fjalën e tij ish kryeministri i vendit Isa Mustafa, ka thënë se Gjilani është dëshmuar në fusha të ndryshme si qytet që ecë fuqishëm përpara duke u nisur që nga arsimi, shëndetësia, kultura në përgjithësi e deri te zhvillimi ekonomik dhe të bërit biznes. 
 
“Ne kemi krijuar standart të qartë të zhvillimit dhe platforma jonë e biznesit ishte qëllim i kësaj natyre, që biznese të vogëla dhe të mesme të jenë gjithnjë e më shumë sepse fuqia e punësimit do të ishte më e madhe dhe qëndryeshmëria e tyre do të ishte më e lehtë. Nga çfardo pozite politike dhe ekzekutive që do të kemi, ne do të jemi gjithmonë pranë bujkut, pranë zhvillimit, arsimit dhe fushave të ndryshme të jetës në Gjilan dhe Kosovë, sepse është interes yni i përbashkët zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i vendit”, ka thënë mes tjerash Mustafa.
 
Ndërsa Nehat Spahiu, pronar  fabrikës, “Malësia”, ka falënderuar të gjithë të pranishmit dhe të gjithë ata që e ndihmuan në rrugën e tij të zhvillimit. Ai poashtu ka paralajmëruar se kjo fabrikë do të vazhdoj tutje edhe me produkte të tjera dhe me angazhime shtesë fusha të tjera të prodhimit. 
5.JPG

6.JPG

4.JPG

RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright