Lajmet   Haziri aktivizon mekanizmat e emergjencave në Gjilan, situata pas reshjeve të shiut është stabile

Haziri aktivizon mekanizmat e emergjencave në Gjilan, situata pas reshjeve të shiut është stabile - 30 nëntor 2017

Pas reshjeve të pandërprera të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar mekanizmat e emergjencave, në mënyrë që t’iu dalin në ndihmë qytetarëve për çdo eventualitet. Numrat kujdestarë janë 112, 193 dhe +37744146738.
Komuna njofton opinionin se deri në këtë moment, situata pas reshjeve të shiut është stabile dhe deri tani nuk ka pasur ndonjë kërkesë për ndihmë nga ana e qytetarëve.

Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie 24 orë dhe për çdo eventualitet numrat kujdestar janë 112, 193, dhe +37744146738. 
 

RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright