Lajmet   KPF mban mbledhjen e radhës më 21 mars

KPF mban mbledhjen e radhës më 21 mars - 14 mars 2017

Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, nga ora 10:00. Mbledhjet e Kuvendit dhe të Komiteteve janë publike.
                                                        R E N D   P U N E

1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të komitetit dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar
2. Raporti financiar për periudhën Janar-Dhjetor 2016
3. Propozim vendimi për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara të vitit fiskal 2015 e 2016, në vitin fiskal 2017
4. Propozim vendimi për rritjen e buxhetit nga tejkalimi i të hyrave vetanake të planifikuara në vitin 2016
5. Strategjia për zhvillim socio-ekonomik lokal 2017-2021
6. Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e stafit teknik dhe aktiviteteve në Teatër
7. Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve për subvencionim të aktiviteteve të Qendrës “Pema” në Gjilan
8. Të Ndryshme

Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa mbahet në sallën e KK-së, më 21.03.2017, ora 10:00.


01.Nr._44 /2017                                                                        Kryesuesja e Komitetit
Gjilan, më 14.03.2017                                                           /Valentina Bunjaku-Rexhepi/

RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright