Lajmet   Sot - seanca e Kuvendit Komunal

Sot - seanca e Kuvendit Komunal - 09 gusht 2017

Seanca e Kuvendit Komunal mbahet të mërkurën (16.08.2017), nga ora 10:00. Takimet e Kuvendit dhe të Komiteteve janë publike.
                                                        R E N D   P U N E
 
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
2.1. Raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhën Janar-Qershor 2017
2.2. Raporti financiar Janar-Qershor 2017
2.3. Miratimi i vendimit për autorizimin e kryetarit të komunës së Gjilanit, për bashkëpunim nderkomunal me komunën e Vitisë në fushën e infrastrukturës rrugore me interes të përbashkët
2.4. Programi trevjeçar për banim 2018-2020
2.5. Propozim vendimi për dhënien e pronës komunale për ndërtimin e trafostacionit 10(20)0.4 kv
2.6. Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës për fëmijët e braktisur, fëmijë me nevoja të veçanta, mbrojtje të nënës dhe fëmijëve dhe Shtëpia për të moshuarit në Gjilan.
2.7. Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për groposjen e kafshëve të ngordhura
2.8. Propozim vendimi për ndryshimin e destinimit të një pjesë të parcelave kadastrale nr. 2558-0, 2561-0 dhe 2562-0, në kuadër të PZHU “Qyteti i Gjilanit” në Gjilan
2.9. Propozim vendimi për ndryshimin e destinimit në parcelat kadastrale 2029-1, 2029-3, 2029-5, 2029-6, 2029-7, 2029-8, 2029-9, 2029-10, 2029-11, 2029-12, 2029-13, 2029-14, 2030-0 dhe 2031-0, në kuadër të PRRU “Fidanishte” në Gjilan
2.10. Propozim vendimi për ndryshimin e destinimit në një pjesë të parcelës kadastrale nr. 2504-1, në kuadër të PRRU “Livadhet e Arapit” në Gjilan
2.11. Propozim vendimi për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor për anëtarët e Komisionit Komunal të Aksionarëve në NLP “Tregu” SHA Gjilan
 
3. Të ndryshme
 
Seanca mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, më 16.08.2017, nga ora 10:00.
 
 
01.Nr.  136/2017                         Kryesuesja e KK-Gjilan
Gjilan, më 09.08.2017         /Shpresa Kurteshi/ 

RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright