Lajmet   Lutfi Haziri: Agim Kikaj ishte zëri i arsyes dhe unitetit në Kosovë

Lutfi Haziri: Agim Kikaj ishte zëri i arsyes dhe unitetit në Kosovë - 19 maj 2017

Me rastin e ndarjes nga jeta të deputetit të LDK-së, Agim Kikaj, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Kikaj. Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Kikaj, 

Me dhembje të thelle e pranova lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të veprimtarit të kahmotshëm për çështjen e Kosovës, mikut tim dhe deputetit Agim Kikaj.
 
Agimi shkoi nga kjo botë, por do ta kujtojmë për sa të jetë jeta për kontributin e tij për shtetndërtim, për lirinë, pavarësinë e demokracinë e Kosovës, sikurse edhe për mirëqenien e qytetarëve të Republikës.
 
Ndarja e tij nga kjo botë, ka lënë boshllëk të madh në politikbërjen në vend, në partinë e tij  LDK, mbi të gjitha në institucionin më të lartë, Kuvendin e Republikës.  Ai gjithmonë ishte zëri i arsyes dhe unitetit.
 
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kikaj, shokëve, miqve, kolegëve e farefisit. Lamtumirë miku im!”, thuhet në telegram.
 

RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright