Lajmet   Lutfi Haziri zgjedhet kryesues i Bordit të AZhR Lindje

Lutfi Haziri zgjedhet kryesues i Bordit të AZhR Lindje - 16 mars 2017

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, me unanimitet të plotë është zgjedhur sot kryesues i Bordit të Agjensionit Zhvillimor Rajonal – Lindje për mandat një vjeçar. Me të marrë detyrën e kryesuesit të AZhR-së, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, u zotua për angazhim maksimal dhe përkrahje të fuqishme të mëtejshme këtij institucioni, të cilin e vlerësoi si një mekanizëm të rëndësishëm për bashkëpunimin ndër-komunal dhe rajonal. 
Duke falënderuar për punën e mirë kryesuesin e deritanishëm, kryetarin e Ferizajt, Muharrem Sfarqa, kryetari Haziri u zotua, po ashtu, për bashkërendim të aktiviteteve të gjithëmbarshme të 11 komunave të rajonit ekonomik lindje, duke theksuar se Komuna e Gjilanit si njëra ndër komunat më të mëdha të këtij rajoni, do të jetë gjithmonë e interesuar për zhvillim të balansuar ekonomik.
 
Në këtë takim, pos përfaqësuesve të AZHR’së, të pranishëm kanë qenë edhe kryetarët dhe përfaqësuesit e 11 komunave, ndërkaq kryesuesi i deritanishëm i Bordit të AZhR Lindje, Muharrem Svarqa, falenderoi të gjithë kryetarët e komunave të rajonit ekonomik Lindje për angazhim dhe bashkëpunim të sinqertë në zhvillimin e gjithmbarshëm socio-ekonomik të rajonit. 
 
Në këtë takim, Valbona Tahiri, drejtoreshë e Agjencisë, ka prezantuar raportin një vjeçar të performancës së ketij Agjencioni si dhe prezantoi planin e veprimit për periudhen e ardhshme kohore, përderisa anëtarët e Bordit aprovuan raportin një-vjeçar të punës si dhe atë financiar të këtij Agjencioni.
 
Përndryshe, të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim shprehën fjalë mirënjohje të lartë për punën profesionale dhe angazhimin permanent të stafit të AZhR Lindje.
azhr-lindje-LH.jpg

RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright