Lajmet   Mbledhja komemorative për Nuhi Matoshin mbahet në ora 11:00

Mbledhja komemorative për Nuhi Matoshin mbahet në ora 11:00 - 14 shkurt 2018

Dje u nda nga jeta aktori e regjisori i njohur kosovar Nuhi Matoshi. Për nder të tij, Komuna e Gjilanit mban sot në teatrin e qytetit  mbledhje komemorative. Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjen dhe komunitetin artistik me rastin e vdekjes së Nuhi Matoshit. “Me dhembje të madhe e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të regjisorit të mirënjohur kosovar, Nuhi Matoshi. Nuhi Matoshi do mbahet në mend për kontributin e jashtëzakonshëm në sferën e regjisë në RTP, por edhe në projekte të shumta filmike e teatrale, duke kontribuar në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave artistike”, ka  thënë Haziri.


RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright