Lajmet   Në Gjilan nis manifestimi “Flaka e Janarit 2018” që sivjet i kushtohet Skënderbeut dhe demostratave

Në Gjilan nis manifestimi “Flaka e Janarit 2018” që sivjet i kushtohet Skënderbeut dhe demostratave për flamur - 11 janar 2018

Me homazhet në varrezat e dëshmorëve dhe tek lapitarët në qytet, Komuna e Gjilanit ka hapur të enjten zyrtarisht manifestimin shumëkulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2018”, i 27-ti me radhë, që organizohet nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri dhe zgjat tri javë ditë rresht.
“Sot shënojmë kryengritjen e parë të viteve 80-ta. Rexhep Mala e Nuhi Berisha në Prishtinë u kryengritën për të na mësuar se si duhet të luftohet për drejtësi e liri. Jam i nderuar që në kuadër të këtij manifestimi pritet të hapet në Gjilan edhe Konsullata e Nderit të Republikës së Shqipërisë dhe edhe më shumë po begatohet ky aktivitet. Ky 27-vjetor i “Flakës së Janarit” është simbolika më e madhe se si duhet të nderojmë dhe respektojmë ata që kanë dhënë më të shtrenjtën”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pas homazheve.
 
Ai tha se Komuna e Gjilanit këtë vit ia ka kushtuar heroit Skënderbeu, në përvjetorin e madh të vdekjes dhe 50-vjetorin e kryengritjes për flamur.
 
“Ne po presim që ky manifestim të respektoj nivelin kombëtar. Gjilani mbetet selia kulturore e këtij manifestimi, por edhe më tutje duhet të shtrihet në të gjitha nivelet. Dita e parë e 11 janarit shënon nderimin për të gjithë dëshmorët. Ky vit i kushtohet heroit të shqiptarëve, Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes dhe 50-vjetorit të kryengritjes së shqiptarëve për të dretën e përdorimit të flamurit”, ka shtuar Haziri. 
 
Gjatë ditës, kryetari Haziri do të vizitojë edhe Batalionin e Parë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gjilan.
11-janar.JPG
 
11-janar2.JPG
11-janar3.JPG

RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright