Lajmet   Në Gjilan u mbajt ekspozita ndërkombëtare “Salloni Vjeshtor”

Në Gjilan u mbajt ekspozita ndërkombëtare “Salloni Vjeshtor” - 25 shtator 2017

Në Gjilan është mbajtur ekspozita ndërkombëtare e arteve “Salloni Vjeshtor”, që ka mbledhur artistë nga shumë vende. Shpresa Kurteshi, kryesuese e Asamblesë Komunale të Gjilanit, e cila i ka përshëndetur pjesëmarrësit, ka thënë se arti ka vetëm një gjuhë, të cilën e kuptojnë të gjithë. "Komuna dhe kryetari Lutfi Haziri, i ka mbështetur gjithmonë aktivitetet dhe ngjarjet e tilla dhe i motivojnë artistët që edhe në të ardhmen të merren me këtë veprimtari”, ka thënë Kurteshi, duke e hapur edicionin e sivjetmë.
Fillimisht Jeton Rexhepi, ka thënë se tema e sivjetme e “Sallonit...” ishte nudo, temë kjo që nuk punohet shumë dhe që është specifike. 
 
Ai tha se secili student i artit e ka provim edhe këtë lloj të punimit dhe ka rikujtuar se në Shqipëri ishte Pjetër Marubi që bëri foton e parë nudo, derisa në Kosovë me këtë temë ka qenë tejet i preokupuar Fahredin Spahiu. 
 
Rexhepi ka thënë se janë përpjekur që të thejnë këtë mentalitet dhe ka shtuar se kjo ekspozitë është ndërkombëtare.
 
Arian Rexhepi, piktor akademik dhe organizator i kësaj ngjarje, ka thënë se juria ka përzgjedhur punimet më të mira dhe ka dhënë këtë vlerësim:
 
Vendi i Parë: Evi Kirmakidou – Greqi
Vendi i Dytë: Meri File – Shqipëri
Vendi i tretë: Alma Islamaj – Kosovë
Cmimi special: Brilant Milazimi - Kosovë
 

RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright