Lajmet   Olimpiada XXII gjithëkombëtare e matematikës në Gjilan

Olimpiada XXII gjithëkombëtare e matematikës në Gjilan - 19 maj 2017

Ftoheni që të merrni pjesë në Olimpiadën XXII Gjithëkombëtare për Matematikë, e organizuar nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan dhe revista Plus në Tetovë. Olimpiada XXII Gjithëkombëtare për Matematikë do të mbahet më datë 19, 20 dhe 21 maj në Gjilan.
Olimpiada XII Gjithëkombëtare e Matematikës,  do të mbahet më  datë 20 maj,2017 për nxënësit nga klasa VII – VIII – IX në nivel të Komunës përkatëse.
 
Secila komunë do të përfaqësohet nga  tre (3) nxënës (klasa VII-VIII-IX-të) të cilët do të jenë pjesëmarrës në garë e cila mbahet më 20 maj. Gara  do të fillojë në ora 09:30 në lokalet e SHML “Xhavit Ahmeti” (hapësira brenda kampusit të shkollave të mesme) Gjilan.
 
Nxënësit nga komuna pjesmarrëse të Kosovës,  do të shoqërohen me një mentorë , të përcaktuar nga DKA përkatëse.
 
Akomodimi i nxënësve do të  bëhet në familjet e bashkëmoshatarëve të tyre në Gjilan (përzgjedhja dhe sistemimi i nxënësve në familjet e nxënësve nga qyteti i Gjilanit, do të bëhen varësisht nga mosha dhe gjinia e tyre)  duke u referuar tek organizatorët. 
 
Drejtorët e drejtorive komunale, të ftuar do të jenë pjesë e hapjes së garës me datë 20 maj, 2017 duke përcjellur aktivitetin tërëditor në të njëjtën ditë, ndërkaq më 21 maj,  (e diel) do të publikohen rezultatet finale të nxënësve. 
 
Nxënësit mysafir nga komunat e Kosovws të cilët deklarohen për qëndrim në familjet e nxënësve nw Komunën tonë, do t’i sistemojmë në momentin që kemi njoftimet zyrtare nga DKA’t pjesëmarrëse. 
 
Personat kontaktues përgjegjës për organizim, janë:
 
Jetmir Jerliu, Zyrtar i arsimit të mesëm të ulët – DKA,Gjilan: E: jetmirjerliu977@hotmail.com,  Tel:044 200 568
 
Arsim Bejtullahu, Drejtor SHFMU “Abaz Ajeti”, E: ab27@live.com, 044 568 001
 
Sami Shurdhani, Mësimdhënës i matematikës, SHFMU Selami Hallaqi
 

RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright