Lajmet   Përbërja e re e Kuvendit Komunal, prin LDK-ja me 11 mandate

Përbërja e re e Kuvendit Komunal, prin LDK-ja me 11 mandate - 09 nëntor 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale 2017. Vendimmarrja në Kuvendin Komunal të Gjilanit, që përbëhet nga 35 ulëse, ndahet nga nëntë subjekte politike. LDK ka siguruar 11 ulëse, LVV – 7, PDK – 6, AAK – 4, AKR – 2, Nisma – 2, Vatra – 1, KDTP (turqit) – 1, Lista Serbe – 1.
Edhe në këto zgjedhje, fituesi më i madh është LDK-ja, duke marrë aq vende sa kishte edhe para katër vitesh, pa llogaritur tri aderimet e mëvonshme. Edhe PDK e AAK kanë ruajtur gjendjen e kaluar, ndërkaq LVV ka shënuar rritje për 3 mandate. Nisma, si subjekt i ri, ka siguruar pjesëmarrje, ndërsa komunitetet mbeten me nga një përfaqësues, sikurse edhe Vatra, që kryesisht tubon shqiptarët nga Lugina e Preshevës.

Numri më i madh i anëtarëve të Kuvendit janë të rinj në vendimmarrjen komunale. Sa i përket përfaqësimit gjinor, raporti është 22:13.

Emërorja e kandidatëve të Kuvendit Komunal pritet të pësojë ndryshime. Ilir A. Tahiri, bartës i listës te PDK-ja, ka paralajmëruar publikisht tërheqjen e tij, për t`i liruaur vendin Shefik Surdullit, ndërkohë që lëvizje priten edhe te LDK-ja si dhe subjektet tjera, varësisht prej koalicionit qeverisës.        

Në përbërjen e kaluar, Kuvendi Komunal në Gjilan kishte 11 komitete, për dallim prej komunave tjera, që këtë numër e kanë shumë më të vogël, madje disa prej tyre nuk kanë themeluar më shumë se dy komitetet obligative.

LDK: Faton Bislimi (14.721), Bardhyl Syla (1213), Antigona Kqiku (869), Avdyl Aliu (667), Fejzulla Berisha (623), Fitim Guda (610), Gentrit Murseli (593), Ramiz Ramadani (585), Teuta Suliqi (554), Shpresa Kurteshi (465), Rina Ahmeti-Kasumi (274).

LVV: Nehat Osmani (8604), Xhelal Hajrullahu (474), Nevzad Isufi (448), Arianit Sadiku (440), Festa Shabani (355), Arbëreshë Kryeziu-Hyseni (341), Arijeta Rexhepi (322)

PDK: Ilir Tahiri (7.350), Riza Abdyli (653), Bujar Nevzati (413), Hevzi Xhelili (397), Erlehta Osmani (299), Imran Thaqi (210)

AAK: Ibish Ibishi (4930), Nazim Gagica (474), Mimoza Kadriu-Qerimi (156), Arta Nuhiu (134).

AKR: Vjollca Matoshi (1958), Shemsedin Ramushi (262)

Nisma: Anila Kastrati (1982), Enver Hajrullahu (271)

Vatra: Kushtrim Kadriu (749)

KDTP: Kadir Huseyin (827)

Lista Serbe: Milivoje Stojanoviq (660).

RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright