Lajmet   Sot - seanca e dytë e Kuvendit Komunal

Sot - seanca e dytë e Kuvendit Komunal - 19 janar 2018

Në këtë seancë pritet zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit, miratimi i iniciativës së kryetarit të Komunës për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës, caktimi i numrit të anëtarëve të Komiteteve, themelimi i grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës si dhe pika të tjera. Seanca mbahet në sallën e Kuvendit, më 19.01.2018, nga ora 10:00. Seancat e Kuvendit dhe të Komiteteve janë publike. (publikuar më 10.01.2018)
Duke u bazuar në nenin 42.5 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenin 5.2 të UA (MAPL) Nr.02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, dhe nenin 53 të Statutit të Komunës së Gjilanit, 01.Nr.016-126211 të datës 06.11.2014, thërras seancën II (dytë) të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, me këtë:

                                                           R E N D   P U N E


1.  Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit
2.  Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit (formimi i Komisionit për mbarëvajtjen e procesit të votimit)
3.  Miratimi i iniciativës së kryetarit të Komunës për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës së Gjilanit
4.  Propozim vendimi për emërimin e Komisionit statutar dhe akte tjera normative
5.  Propozim vendimi për caktimin e numrit të anëtarëve të Komiteteve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit
6.  Propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës të KK për vitin 2018
7.  Propozim vendimi për miratimin e orarit të mbledhjeve të Kuvendit dhe Komiteteve të KK-Gjilan
8.  Të ndryshme


Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës)  më 19.01.2018 në  ora 10:00.





01.Nr.  01 / 2018                                                                    Anëtari i Kuvendit
Gjilan, më 09.01.2018                                                          _________________
                                                                                                  / Hevzi Xhelili/                                                            


RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright