Lajmet   Valentina Bunjaku – Rexhepi dorëzon detyrën tek kryesuesja e re Shpresa Kurteshi

Valentina Bunjaku – Rexhepi dorëzon detyrën tek kryesuesja e re Shpresa Kurteshi - 08 gusht 2017

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka bërë sot dorëzimin e detyrës së kryesueses, pasi e njëjta në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në muajin qershorë të këtij viti në Republikën e Kosovës, ka marrë votat e mjaftueshme për të përfaqësuar qytetarët e Kosovës në Parlamentin e Republikës. 
Këtë detyrë për pjesën e mbetur të mandatit qeverisës e ka marrë këshilltarja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, nga radhët e LDK-së, Shpresa Kurteshi, e cila me shumicë votash në seancën e fundit të mbajtur javën e kaluar, ka marrë besimin e këshilltarëve të Kuvendit për këtë detyrë të re. 
 
Me këtë rast kryesuesja e deritashme Bunjaku-Rexhepi, tashmë deputete e Parlamentit të Kosovës, ka thënë se ndjehet shumë e lumtur që në Gjilan pozita e kryesuesit të Kuvendit përsëri po drejtohet nga një zonjë. 
 
“Ndjehem shumë mirë që kjo pozitë e organit më të lartë legjislativ në nivelin lokal, po udhëhiqet përsëri nga një femër. Periudhën prej më shumë se tri vite e gjysëm e kam kaluar në këtë detyrë dhe ka qenë privilegjë i madh dhe përgjegjësi poashtu, që të jem në krye të këtij institucioni. Falënderoj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për bashkëpunimin që kishim, drejtorët e drejtorive dhe veçanërisht këshilltarët komunal. Gjithashtu zgjedhja ime deputete e Parlamentit të Kosovës është një meritë posaqërisht e qytetarëve të Gjilanit dhe komunave të këtij regjioni, mirëpo detyrën dhe përgjegjësinë time do ta ushtroj në interes të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallime”, ka thënë ajo mes tjerash. 
 
Ndërsa kryesuesja e re, Shpresa Kurteshi, në fjalën e saj para të pranishmëve në Kuvendin e Komunës së Gjilanit, ka thënë se detyrën e saj do ta ushtroj në bazë të kompetencave dhe detyrave që ka, gjithnjë në harmoni të plotë me ligjin dhe interesat e Komunës dhe qytetarëve të saj. 
 
“Bashkëpunimi do të jetë me të gjithë këshilltarët komunal për të gjitha qështjet. Kemi shumë punë përpara dhe do të angazhohemi maksimalisht që periudhën e mbetur deri në zgjedhjet lokale ta kalojmë në punë. Gjithmonë do të angazhohem që proceset e Komunës së Gjilanit të ecin përpara. Bashkëpunimi me ekzekutivin e posaqërisht me kryetarin dhe drejtorët do të jetë në funksion të zhvillimit të Gjilanit dhe ngritjen e cilësisë së jetës në përgjithësi”, ka thënë mes tjerash kryesuesja Kurteshi. 
2.jpg

1-(1).JPG

1.jpg
 
 

RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright