Profili i kryetarit

Lutfi_Haziri-(1).jpg

 

  Lutfi HAZIRI
 
Lutfi Haziri u lind më 8 nëntor të vitit 1969 në Gjilan. Ai është biolog me profesion, ndërsa gjatë viteve '90-ta, ishte anëtar i strukturave udhëheqëse të studentëve në Universitetin e Prishtinës.

Që nga viti 1990, ishte anëtar i strukturave të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës dhe udhëheqës i një varg funksionesh në kuadër të strukturave  paralele ekzistuese në Kosovë.

Në mars të vitit 1990, u zgjodh kryetar i Degës së Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe në këtë funksion ishte deri në vitin 1997.
Në vitin 1997, u zgjodh zëvendëskryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Haziri i kreu që të dyja këto funksione deri në vitin 2000.

Në nëntor të vitit 1998, Haziri u arrestua dhe u burgos nën akuzat e udhëheqjes së strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Karadakut të Gjilanit.

Në gusht të vitit vitin 1999, pas lirimit nga burgu, u zgjodh zëvendëskryetar i Komunës së Gjilanit, ndërsa në nëntor të vitit 2000, ai u zgjodh kryetar i po të njëjtës  Komunë, në të cilin funksion ai qëndroi deri në dhjetor të vitit 2004.

Në qershor të vitit 2001, u zgjodh kryetar i Asociacionit të Komunave të  Kosovës. Në këtë funksion, u zgjodh edhe udhëheqës i delegacionit të komunave të Kosovës në Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Regjional në Strasbourg (Këshilli i Europës).

Në dhjetor të vitit 2004, u zgjodh ministër i parë për Administrim të Pushtetit Lokal  në Qeverinë e Kosovës. Paralelisht në vitin 2004, Haziri u zgjodh edhe anëtar i Kryesisë  Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjatë viteve 2005-2005 ka qenë pjesë e grupit politik në Bisedimet e Vjenës.
Prej 8 Mars 2006-2008 është zgjedhur edhe zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës.

Haziri është nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Lutfi Haziri në legjislaturën 2008-2010 ka qenë shef i grupit parlamentar të Lidhjes  Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Më 2010 rizgjidhet sërish deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrime Europiane dhe bashkëkryesues i Task Forcës për integrime, pozita këto që i mbajti deri në dhjetor të vitit 2013 kur rizgjidhet kryetar i Komunës së Gjilanit.

Haziri është Qytetar Nderi i Komunës Luterbah në Strasbourg (Francë) Kolonel Kentucky/Shtetit të Kentucky në SHBA, Qytetar Nderi i qytetit Lexington, Qytetar Nderi Hot Springs-Arkansas dhe dekorata e mirënjohje ndërkombëtare.

Posedon diplomën për Menaxhim nga OSBE-ja, certifikatën e Universitetit Georgetoën, Washington DC, Colorado University SHBA, diplomë nga Instituti Amerikan për Paqe – USIP, si dhe shumë mirënjohje dhe certifikata nga institucionet  vendore e ndërkombëtare.

Aktualisht është zëvendëskryetar i LDK-së dhe kryetar i Degës në Gjilan.
Është i martuar dhe ka katër fëmijë.

(Gjyshi i tij, Hetem Haziri, është dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”)
E-mail: lutfi.haziri@rks-gov.net Tel. 0280/320 781
 



Harta e Faqes | Copyright