Valorizmi i zejeve tradicionale dhe potencialet e ekonomisë sociale për komunat Çair dhe Gjilan

Valorizimi i tregtisë/zejeve tradicionale dhe potencialeve të ekonomisë sociale në Komunën e Çairit dhe atë të Gjilanit

Në thirrjen për grante të Komisionit Evropian (IPA), të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedoni- Kosovë (Thirrja për propozim me reference: EuropeAid/135-229/L/ACT/MK, komuna e Gjilanit gjatë muajit Janar 2014 ka hartuar-zhvilluar një projekt propozim të përbashkët me komunën e Çairit në Shkup dhe ka aplikuar me të njejtin në këtë thirrje më datë 30 Janar 2014.
Ky projekt propozim, në një konkurrencë të madhe (sepse pos komunave në këtë thirrje kanë pasur të drejtë dhe kanë aplikuar edhe shumë organizata tjera si shoqata, OJQ, asociacione), ka arritur të vlerësohet lartë nga komisioni vlerësues dhe ka kaluar të gjitha fazat e vlerësimit (3 sosh) dhe ne fund edhe është shpallë i fituar.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është:
Kontributi në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në zonën ndërkufitare përmes mbështetjes për degët tradicionale dhe sipërmarrjes sociale

Objektivi specifik:
Vlerësim/Valorizimi i potencialit ekonomik të zejtarisë tradicionale dhe sipërmarrjes sociale në Komunën e Çairit dhe Komunën e Gjilanit

Projekti ne tersi arrine vleren rreth 500,000 euro (për të dy komunat), derisa granti per komunen e Gjilanit arrine vleren prej 241,631.15 euro (duke perfshire ketu edhe participimin e komunes ne vlere prej 36,244.68 euro), pra granti i Komisionit Europian për Gjilanin arrinë vlerën prej 205,386.47 euro.

Realizimi i projektit do te zgjase 18 muaj dhe se në kuadër të tij ka të perfshirë:

•    Bashkëpunim, koordinim dhe këmbim të përvojave mes dy komunave (Çair dhe Gjilan)
•    Menaxhimin e projektit conform kushteve dhe standardeve të komisionit evropian
•    trajnime, konferenca, panaire, vizita, material promovues, etj.
•    rehabilitimin e hapësirave ku është e vendosur qendra informuese
•    nën-grante të vogla për ndërmarrësit

 



Harta e Faqes | Copyright