Njësia e Kuvendit

sadri-arifi.png
















Sadri Arifi, përgjegjës
Tel: +377 44 177 146
E-mail: sadri.arifi@rks-gov.net
,
           sadriarifi@hotmail.com

Sadri Arifi u lind më 17 Qershor 1960, në Bresals të Gjilanit.

Është jurist, i diplomuar në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës. Karrierën e tij profesionale e filloi si praktikant-jurist në ish Gjykatën Themelore të punës së bashkuar në Prishtinë në vitin 1985/86, më pastaj si bashkëpunëtor professional, sekretarë i kolegjit dhe në fund edhe sekretar në po këtë gjykatë.

Pasi me ligjin e atëhershëm të ish Jugosllavisë, për organizimin e gjykatave, Gjykatat Themelore të punës së bashkuar shuhen, dhe kompetencat dhe stafi i tyre kalojn në Gjykatat Komunale, z.Arifi mbetet I pa punë nga arsyeja se refuzoi të jetë pjesë e një Gjykate, siç ishte Gjykata Komunale në Prishtinë, pasi që nga aty ishin larguar gati i gjithë stafi shqiptar me preteksin e pjesëmarrjes në greven e 3 shtatotit 1990.

Shpeshherë për shkak të aktivitetit politik e shoqëror, ka qenë cak  i përndjekjss nga pushteti i atëhershëm.

Një vit para, dhe menjëherë pas lufte ka punuar në edukimin e gjeneratave të reja si arsimtarë në Shkollën Fillore “Ibrahim Uruqi” në Bresalc, për të vazhduar në vitin 2000 si Shef I Sherbimeve të Përgjithshne dhe punë Juridike pranë Drejtorisë Për Administartë të Përgjitshjme, në vitin 2004 si U.D I drejtorit në Drejtorinë për Administratë të Përgjithshme, pastaj Shef i Shërbimit për punë të Kuvendit dhe aktualishtë e kryen detyrën e  Udhëheqësit të Njësisë së Kuvendit pranë Zyrës së Kryetarit të Komunës.

Ka qenë anëtar i Komisionit për hartimin e Statutit të pare të Komunës së Gjilanit, menjëherë pas luftës.

Po ashtu ka kryer një varg trajnimesh me qellim të avancimit të karrierës së tij profesionale:

-Provimin profesional të organeve të administratës shtetërore,

-Trajnime për ngritje të njohurive profesionale nga lëmia juridiko-civile,

-Trajnim në çështje të procedurës administrative komunale

Për rezultate në punë është shërblyer nga menaxhmenti i Komunës.
___________________________________________________________________

Fushëveprimtaria e Njësisë së Kuvendit:

1. Përgatit materialet për mbledhje të Kuvendit;
2. Përgatit materialet për komitetet përkatëse dhe komisione të KK-së;
3. Njofton Kuvendin, komitetet dhe komisionet lidhur me takimet
4. Përgatit planin e punës për Kuvendin e Komunës;
5. Lekturon dhe përkthen materialet për Kuvend, komitete dhe komisione
6. Harton aktet e ndryshme të cilat i propozon dhe miraton KK-ja
7. Bashkëpunon me drejtoritë, zyrat e njësitë e Komunës lidhur me agjendën e KK-së për vitin vijues;
8. Harton dhe paraqet raportet lidhur me punën e njësisë para organeve përkatëse dhe te Kryetari i Komunës.
9. Ushtron edhe detyra tjera të përcaktuara me ligj dhe sipas autorizimeve të KK-së dhe Kryetarit të komunës.
 



Harta e Faqes | Copyright