Gjilani transmeton live seancat e Kuvendit 

                   
                     Më shumë...

 

 




















                Botimet e ZIP

 


 Më Shumë...


_________________________________


Gjilani Rinor




Më Shumë...

OSCE - "Të drejtat gjuhësore të Kosovës"


pdf-icon.png më shumë...



 

Lajme

Gjilani publikon fituesit e konkursit për shtatoret dhe bustet e heronjve
25 korrik 2017
Komisioni komunal për përzgjedhjen e punimeve për shtatoren e Idriz Seferit dhe busteve të heronjëve kombëtar, ka bërë publike vlerësimet profesionale të punimeve që ishin konkurrente për këto figura të shquara të historisë kombëtare. 
më shumë...

Gjatë këtij 6-mujori janë riatdhesuar 76 familje dhe individë
25 korrik 2017
Komiteti për Komunitete ka miratuar me vërejtje raportin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim për 6-mujorin e parë të këtij viti, duke kërkuar që në raport të shënohen emrat e personave të kthyer, të përmirësohet koha e largimit të disa personave nga Kosova, sepse nuk mund të qëndrojë viti 1920 për ata individë që kanë lindur më vonë, sikurse duhet të shkruhen korrekt në një dokument zyrtar edhe emrat e shteteve prej nga janë kthyer këta persona.
më shumë...

“Diaspora Hilf” nga Zvicra mbështetë Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit me shtretër e pajisje tjera
25 korrik 2017
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka pranuar sot një donacion me dhjetëra shtretër e pajisje të tjera nga shoqata e bashkatdhetarëve në Zvicër “Diaspora Hilf”. Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se kjo mbështetje është jashtëzakonisht e qëlluar dhe shkon me destinim të mirë për përkujdesje ndaj pacientëve dhe për mundësi më të mira pune për mjekët dhe personelin teknik.
më shumë...

Haziri takon Shoqatën e të burgosurve politikë
24 korrik 2017
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një takim pune ka pritur kryetarin e Komunës së Kamenicës dhe kryetarët e shoqatave të të Burgosurve Politikë nga Komunat e Anamoravës, të cilët kanë biseduar konkretisht për gjendjen e burgut hetues, apo burgut famëkeq të Gjilanit, i cili është mbyllur më 15 qershor të këtij viti dhe tani është i hapur për vizitorët.
më shumë...

Haziri uron presidentin Meta, i cili është "Qytetar Nderi" i Gjilanit
24 korrik 2017
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram urimi shkëlqesisë e tij, Ilir Meta, me  rastin e marrjes së detyrës së presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta, sikurse edhe paraardhësi i tij, Bujar Nishani, janë "Qytetar Nderi" të Gjilanit. Në telegram, thuhet: më shumë...

Gjilani, dhjetëra projekte të vogla për krijim të hapësirave për këmbësorë në qytet e fshatra
23 korrik 2017
Komuna e Gjilanit është duke realizuar dhjetëra projekte të vogla infrastrukturore për krijim të hapësirave më të mira për qytetarët. Bëhet fjalë për ndërtimin e trotuareve në qytet e fshatra, asfaltimin e rrugicave e vendndalime për taksitë, të cilat janë shumë të nevojshme për qarkullimin më të mirë të qytetarëve.
më shumë...

Rifillon faza e fundit e rregullimit të Sahat Kullës në Gjilan
22 korrik 2017
Ka rifilluar faza e fundit e rregullimit të Sahat Kullës në Gjilan, projekt ky i cili po realizohet nga Komuna e Gjilanit, në bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Komuna e Gjilanit dhe MKRS-ja do të përfundojnë punimet në trupin dhe ambientet përreth Sahat Kullës. Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm, sepse "e kthen memorien e trashëgimisë kulturore të rrënuar të Gjilanit nga sllavokomunistët dhe regjimet e kohës”.
më shumë...

Haziri kontakton organet e shtetit për vlerësimin e kontrollit të zhurmës së lokaleve
22 korrik 2017
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kontaktuar sot organet e shtetit lidhur me vlerësimet për kontrollin e zhurmës në lokalet e qytetit. Me këtë rast janë marrë masa që të mos pengohet jeta e qytetarëve, në kuadër të "Muaji i bashkatdhetarëve", pasi që deri më 21 gusht dyfishohet numri i qytetarëve, me ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje.
më shumë...


 
Kalendari-2017-(2).png

Komuna Online

Lajme Flash


 

Hyrja


Gjilani po hyn në një epokë të re

Qyteti i Gjilanit, i anashkaluar për shumë vite në projektet e mëdha, tani hapur një epokë të re për sa i përket infrastrukturës dhe zhvillimit. Sivjet pritet të fillojë autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul, e cila e lidh kryqendrën e Anamoravës me koridoret e kombit dhe koridoret tjera të mëdha ndërkombëtare. Në Gjilan ka filluar edhe ndërtimi i rrugëve hyrëse-dalëse me katër krosi. Sivjet pritet të fillojnë investime të mëdha në sektorin e ujërave të zeza. Investimet e përgjithshme, sivjet do të arrijnë në miliona euro. Gjilani nuk është më një qytet anësor në Kosovë, por një kryqendër e rëndësishme e një mikro-regjioni ballkanik. Qeverisja e Lutfi Hazirit ka hapur një epokë të re për Gjilanin.

 



Harta e Faqes | Copyright